Stresi flet për ish-bashkëshorten: Ka dy tumore, nuk dihet sa do të jetojë
January 31, 2023Në spektaklin e fundit të Big Brother VIP Kosova është përfshirë edhe ish-bashkëshortja e Stresit, Keisi.
Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) ka folur disa herë për të duke theksuar se po tenton të rikthehen sërish bashkë. Veç tjerash, 36-vjeçari ka zbuluar se Keisi vuan nga në tumori në tru dhe tha se nuk e di se sa do të jetojë.
Meqë mbrëmë (e hënë) ajo u përmend nga Xhuli, ai ka folur sërish rreth kësaj teme. “Është i vërtetë që unë jam i ndarë prej dy vitesh, shumë e vërtetë. Jam nga ata burra që po bëj përpjekje maksimale të kthehem me një femër që e dua akoma, edhe pse jam ndarë që dy vjet”, u shpreh ai.
“Mendoj që dy vjet secili ka bërë jetën e vet, edhe ajo ka jetën e vet. Por po luftoj shumë sepse ajo ka dy tumore në kokë në qoftëse nuk e dinë shqiptarët po lufton me jetën dhe e kam shumë personale ndërkohë që i kisha kërkuar Julianës dhe banorëve të tjerë është një vajzë që po lufton me jetën atje jashtë edhe kjo është ndërgjegja ime, e një burri që po bën maksimumin t’i afrohem asaj femre. Nuk e di a do të jetojë apo jo më. Është serioze sepse ka dy tumore në kokë. Po luftoj për një gabim shumë të madh dhe nuk kemi pse të diskutojmë tani”, vazhdoi më tej Stresi.
Pas rrëfimit të Stresit, reagoi edhe Vedati, i cili tha se Stresi do ta kishte ndihmuar ish-gruan e tij duke i ndenjur afër dhe jo duke u futur në “Big Brother Vip.”
Stresi: Jam nga ata burra që po bëj përpjekje të kthehem me një femër, po luftoj shumë sepse ajo ka dy tumore në kokë, po lufton me jetën. Du ti jem afër, nuk e di a do jetojë a nuk do jetojë më, është kaq serioze puna. Nuk kam dëshirë që kjo pjesë të përmendet.
Vedati: Mendoj që më shumë e kishe ndihmuar duke mos hyrë në “Big Brother”, por duke i qëndruar afër. Nëse është e nevojshme të të ndihmojmë në para, zgjidhet në sekondë.
Stresi: Nuk kam gjetur asnjë mundësi për tu pajtuar me të jashtë. Kam luftuar shumë jashtë dhe më ka ardhur ftesa këtu. Kam ardhur për veten time dhe kam treguar historinë time.
Vedati: Pse po bie në kështu nivelesh, duke treguar çdo gjë. Moralizmin nuk e kam qejf, unë ta them në sy.
Olti: Ai tha që nuk e di sa kohë mund të jetëjë, kjo më preku, ishte një bombë, një gjë shumë e rëndë.
Nga ana tjetër Keisi vijon të heshtë dhe të mos bëjë asnjë reagim publik rreth deklaratave të Stresit për jetën e saj
revista.one/