Diola Dosti: Kur dashuroja një 77-vjeçar!
February 9, 2023Diola Dosti, konkurrentja e “Big Brother VIP” është prezantuar tek banorët e publiku si nëna e tre fëmijëve që ka mbaruar tre fakultete (megjithëse në quiz-in e inteligjencës la për të dëshiruar me rezultatin e saj).
Ajo dëshiron të vendosë vazhdimisht në pah faktin që “është e zgjuar” dhe e tërheq zgjuarsia tek njerëzit, më shumë sesa pamja e jashtme.
“Unë këtë kam problem edhe me meshkujt, nuk mundem të dashurohem dot vetëm me fizikun. E kam shumë të rëndësishme edhe me mendje. Ai ishte aq i zgjuar. Kur shikoja sytë e tij, sikur shikoja botën. Ishte online. Kur i thosha mikeshave të mia “Kam rënë në dashuri”- i tregonte Diola Deas.
“Ti je e çmendur, ai është 77 vjeç”- tregoi Diola se i përgjigjeshin mikeshat, duke zbuluar kështu edhe moshën e personit në fjalë. Brenda shtëpisë, Diola ka treguar se është e divorcuar nga partneri i saj Dardani me të cilin ka tre vajza. Madje, vajzat u futën në shtëpi për ta surprizuar të ëmën pak javë më parë, pasi banorët dhe publiku dëgjuan rrëfimin e Diolës për jetën e saj. Diola ka pranuar se është futur në “BBV” për t’i siguruar vajzave një shtëpi më të madhe.