Luizi debaton me Oltën: Merre chihuahua-n tënd dhe ikni!
February 21, 2023Luizi dhe Kiara debatuan ashpër me Oltën dhe Armaldon. Luizi u shpreh se Bledi i ka bërë një nder të madh që ia tha të gjitha të metat në sy Oltës. Ai e cilësoi Armaldon si “Chihuahua-n” e Oltës.
Armaldo bëri sikur nuk e dëgjoi komentin e Luizit, por pasi Bledi tha që pse nuk reagoi askush, ai mori “flakë”. Luizi u shpreh se ai nuk përmendi asnjë emër, por fakti që atij i “dogji” si koment, do të thotë që është i tillë.
Olta i tha Luizit se ai e ofendon gjithë kohën Maestron, duke i thënë “zar” dhe epitete të tjera të këtij lloji.
Luizi e mohoi një gjë të tillë. Sipas tij, për aq kohë sa ai nuk flet me emra të përveçëm, nuk ka të drejtë askush t’i kërkoi llogari për Armaldon.
Kiara nga ana tjetër, i tha Oltës se ajo pak kohë më parë dëshironte ta nxirrte nga shtëpia Armaldon, pasi e shihte si konkurent të fortë, ndërsa tani e mban pranë dhe nuk e nxjerr në nominim.
Olta u shpreh se Maestro nuk del nga shtëpia sepse është lojtar i fortë dhe fakti që e nxorri Kiarën në nominim “kokë më kokë” me Luizin dhe Bledin, përqindja është e lartë që ajo të dalë nga shtëpia.
Kjo e fundit, madje ia tha në sy Kiarës që do ta shohë atë jashtë shtëpisë së Big Brother.
Zënka mes Armaldos dhe Luizit ka qenë pikë diskutimi ditët e fundit në shtëpi.
Bledi i cilësoi Maestron hipokrit dhe njeri me dy fytyra. Ai madje i tha atij të heqë “maskën” dhe të tregojë fytyrën e vërtetë, siç ka bërë edhe Olta.
Kiara i tha Armaldos se pse nuk e mori Luizin më vetë dhe të sqarohej për të gjithë keqkuptimet që kanë mes tyre.
Maestro u shpreh se ai e shkoi të bisedonte me Luizin, por ai nuk kishte asnjë argument për ta mbrojtur atë që thontë dhe se vijoi sërish me ofendimet duke i thënë “zar”.
Armaldo shtoi se batutat që ai ka bërë me Luizin, kanë qenë gjithmonë në kuadër të humorit. Por sipas tij, humori ka një limit dhe kur kalon në ofendime, nuk quhet më humor.