Kristi dhe Keisi flenë bashkë në shtëpinë e Big Brother

Kristi dhe Keisi flenë bashkë në shtëpinë e Big Brother

February 23, 2023 0

Loja me litar “detyroi” Keisin dhe Kristin që të flinin bashkë. Grupi i Evës bashkoi krevatet dhe fjetën të gjithë pranë njëri-tjetrit.

Kjo ishte nata e parë që Keisi dhe Kristi fjetën bashkë në të  njëjtin shtrat. Përqafimet mes tyre nuk munguan. Ndonëse këtë radhë i “detyroi” në një farë mënyrë lidhja me litar, netët në vazhdim do tregojnë nëse ata do vijojnë të bëjnë të njëjtën gjë, apo jo.

Përveç tyre edhe Luizi me Kiarën fjetën në të njëjtin shtrat. Grupi i Ermionës, njëjtë si ai i Evës fjetën të gjithë së bashku, në mënyrë që askush të mos shkëputej nga litari.

Kujtojmë se Luizi e hoqi litarin dhe është automatiksiht  i nominuar.

Ndërkohë, çifti ndihet në siklet nga qëndrimi i Oltës ndaj tyre.

Duke biseduar me grupin e Evës, Keisi tha se Olta e shikon çuditshëm atë kur qëndron me Kristin.

Ajo tha se donte t’i bëntë vërejtje për mënyrën se si e shikon kur rri pranë Kristit, por nuk donte ta vinte në “siklet”.

Kristi u shpreh se shikimi i saj nuk është tendencioz, por se Olta ashtu e ka natyrën. Ai tha se ndonjëherë i vjen për të qeshur, kur shikon mënyrën sesi Olta e sheh atë dhe Keisin.

Kjo e fundit madje shtoi, se në mëngjes kishte dëgjuar Oltën duke folur për të dhe Kristin. Keisi tha se nuk i intereson fare se çfarë flet pas shpine, pasi mendimi i Oltës është i parëndësishëm për të.