“A më dashuron?” Kiara i përgjigjet Luizit: Ne nuk përshtatemi
March 4, 2023Nga dita e pajtimit mes tyre, Kiara i ka bërë të qartë Luizit, se duhet të bëjë shumë gjëra që ta rifitojë sërish. Në një bisedë mes tyre mbrëmjen e kaluar nw shtëpinë e Big Brother VIP, Luizi i ka kërkuar një përgjigje, nëse Kiara e dashuron. Pas insistimit, Luizi ka marrë “me zor” një “Po” nga moderatorja.
Luizi: A më dashuron? Nuk të pyes më. Duhet të përgjigjesh.
Kiara: Nuk të përgjigjem, ti e di. Betohu që nuk më pyet më Luiz deri në një moment të dytë.
Luiz: Deri kur të ma thuash vetë pa të pyetur.
Kiara: Po, Luiz.
Luizi: Po ça?
Kiara: Po pra, përgjigja e pyetjes.
Luizi: Cilës pyetje?
Kiara: A më dashuron?
Luiz: Dhe ti më thua po.
Kiara: S’ka puthje.
Luizi: E di desha me të puth në këmbë.
Në bisedë e sipër, Luizi i ka thënë Kiarës se tek ajo ka gjetur njeriun e jetës dhe nuk dëshiron të ndahen më kurrë. Kiara, si për çudi, i tha se ende nuk e di nëse ai është personi i jetës së saj pasi janë shumë të ndryshëm.
“Njeriu perfekt është kur përshtatesh në çdo gjë. Ti me mua nuk përshtatesh në çdo gjë se jemi shumë të ndryshëm si karaktere”-tha Kiara.