Luizi, kërkesë publike fansave: Na lini ta shijojmë, mes nesh ka vetëm dashuri

Luizi, kërkesë publike fansave: Na lini ta shijojmë, mes nesh ka vetëm dashuri

March 8, 2023 0

Gjatë një bisede me Arbana Osmanin, Luizi i kërkoi të gjithë fansave që të respektojnë lidhjen e tyre. Ndër të tjera këngëtari u shpreh se ai dhe Kiara duan ta shijojnë romancën e tyre dhe të njëjtën gjë duhet të bëjnë dhe ata.

“Si ka mundësi që nuk doli një nga shokët, shoqet, kolegët, quaj si të duash, që me thënë që Luizi po tallet me Kiarën, ose Luizi e ka për lojë ose po e shfrytëzon, se Luizi nuk e meriton, gjithçka. Po të gjitha ishin shoqja e Kiarës, shoqëria e Kiarës, Klea, më the të  thashë. Nuk thashë se i marr të mirëqena. Kur thua se ka 1 miliard klikime, automatikisht kur një del e thotë unë e njoh Kiarën dhe thotë po tallet me Luizin, ai lajm bëhet lajm.

 Ajo që i kërkoj me përulësi dhe me sinqeritet të gjithëve atyre që i kanë shkruar, që do shkruajnë, do shkruajnë edhe më shumë, më besoni që nuk është Kiara ajo lloj vajze që po mundohen me nxjerrë për përfitimet e tyre. Mes meje dhe Kiarës nuk ka asgjë tjetër përveç dashuri e sinqertë 100 për qind, as interes, as lojë, asgjë. Ju lutem shumë, po ua them sinqerisht, na lini ta shijojmë dhe shijoni edhe ju me ne, kaq.- tha Luizi.

Mes lajmeve, ishin edhe artikujt për dy ish të dashurit e saj, përfshirë këngëtarin e njohur Butrint Imerin. Luizi u shpreh se nuk e gjykon Kiara Titon për të shkuarën e saj pasi “as vetë nuk është i kulluar”.

“Unë mërzitem për çfarë mund të ndodhë nga data 24 dhjetor deri këtej, se ça ka ndodhur më përpara… Ti nuk ke ardhur nga qielli, ke pasur një jetë, ke pasur një lidhje, dy, tri, pak rëndësi ka. Nuk e kam ndërmend as t’ia numëroj as ti them qysh, kur, si, tek. Do me fol vetë se ka ndonjë traumë, ndonjë siklet, ndonjë ankth? Ma thuaj se ndoshta lirohesh, është pjesë e saj.

Ama çfarë ka pasur, ka pasur. Unë nuk jam i kulluar, për t’i kërkuar llogari asaj unë, çfarë kam bërë për vete, duhet të jem i kulluar për vete. Kam bërë 1 mijë e 1 të zezat për vete. Si mund t’i them unë Kiarës ke shkuar me këtë apo? Edhe? Pse do më merrte leje mua, as nuk e dinte që ekzistoja.

Ne nuk i jemi premtuar në lindje njëri-tjetrit, jemi njohur me 24 dhjetor. Është mëse normale që mua kur i dëgjoj ato gjëra qejfi nuk më bëhet, nuk më vjen mirë, mërzitem por jo me të, por me situatën që krijohet, me lajmin që u bë”, shprehet ai.

revista.one/