“A do ndaheshe nga Kiara për 1 milion euro”, ja përgjigja e Luizit

“A do ndaheshe nga Kiara për 1 milion euro”, ja përgjigja e Luizit

March 11, 2023 0

Kiara Tito dhe Luizi Ejlli janë kthyer në një çift mjaft të dashur për publikun që kur ata krijuan një lidhje brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Këngëtari nga Shkodra që në ditët e parë të nisjes së BBVA shprehu pëlqim për moderatoren dhe këtë e ka dëshmuar në forma të ndryshme deri sa arriti ta bënte për vete.

Por, dashurinë që ka për Kiarën ai po vazhdon ta thotë zëshëm dhe sa herë që ia vije mundësia bën vepra të veçanta për të.

Edhe në lojën që banorët kanë zhvilluar mbrëmë (e premte) duke iu përgjigjur disa pyetjeve interesante, Luizi bëri një deklaratë për Kiarën.

“Një milion euro, Kiara kushton më shumë se kaq”, ishte përgjigja e Luizit.

Kujtojmë që dyshja krijuan një ‘ceremoni martesore’ brenda shtëpisë së famshme ku edhe ndodhi puthja e tyre e parë dhe që atë herë janë në një lidhje romantike.

Ndërkojë Luizi i ka kushtuar Kiarës këngën “Me ty” Kiarës të cilën e realizoi brenda BBVA.