Zarf i Zi për Olta Gixharin, për thyerjen e rregullave në BBV
March 11, 2023Këtë pasdite ka mbërritur një zarf i zi në shtëpinë e “Big Brother Vip” për aktoren Olta Gixhari. Përpara leximit të vendimit që kishte marrë produksioni, banorët panë një klip përmbledhës për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë.
Në klip u vendosën disa video të Olta Gixharit kur ajo hidhte akuza për produksionin dhe vendimet e marra nga “Vëllai i Madh.” Klipi tregoi disa fragmente për të cilat nuk ishte folur asnjëherë më parë, ku Olta akuzon produksionin se “bashkëpunon” apo mbron Luizin, si dhe aludimet e aktores në lidhje me fitoren e çiftit Luiz-Dea në “Dancing With Big Brother.”
Në klip nuk mungoi as videoja e bërë virale së fundmi, ku Olta bisedon me Qetsorin në kuzhinë dhe në një moment i thotë se do të shkojë te dhoma e rrëfimit që “të mos i kapë kamera”. Këto ishin vetëm disa, nga rastet kur Olta ka akuzuar produksionin dhe ka ngritur aludime për “bashkëpunim” me “Vëllain e Madh.”
Vendimi
“Deri tani jeni toleruar sepse “Big Brother” ka mirëkuptuar herë pas here gjendjen tuaj emocionale, por duke bërë komente të tilla në mënyrë të vazhdueshme keni vënë në diskutim seriozitetin e programit dhe keni cënuar imazhin dhe punën e palodhshme të qindra personave. “Big Brother” nuk është me asnjë dhe është me të gjithë ju. Këtu funksionojnë rregullat dhe gjithçka është transparente. Keqinterpretimi që i bëni publikut për të përfituar në lojën tuaj, është i dënueshëm. Ky është paralajmërimi i fundit që merrni në lidhje me akuzat ndaj punës së “Big Brother” apo hamendësimit për bashkëpunim me “Vëllain e Madh” me lojën tuaj”.
Ndërkohë Olta Gixhari duket se po e vuan largimin nga fëmija i saj. Ditën e sotme në një bashkëbisedim mes Oltës, Kiarës dhe vajzave të tjera, Kiara i ka thënë Oltës se e ka dëgjuar natën duke qarë. Olta e ka pranuar këtë gjë dhe është shprehur se përlotet çdo natë për shkak se i mungon i biri dhe nuk mundet dot më të vazhdoj të qëndroj larg tij.
revista.one/