Robert Aliaj kundër hyrjes së Sabianit në BBV: Nuk duhej lejuar…

Robert Aliaj kundër hyrjes së Sabianit në BBV: Nuk duhej lejuar…

March 14, 2023 0

Robert Aliaj është ende me idenë se askush nuk duhet të ndikojë në marrëdhënien e Keisit dhe Kristit, përfshirë edhe prindërit e tyre. Sipas tij, produksioni duhet ta kishte marrë parasysh këtë gjë. Sa i përket Sabianit, mund të thuhet se Roberti u tregua mjaft i përmbajtur, duke patur parasysh “presionin” që ushtroi hyrja e tij te çifti.

Robert Aliaj theksoi se as nuk ka patur e as nuk do të ketë në plan të futet brenda shtëpisë së “BBV”, megjithatë nuk e refuzoi idenë e një kafeje me Sabianin. 

“E ndihmoj idenë që të rinjtë të jenë të qetë dhe të pandikuar nga jashtë, as nga prindi. Nuk e shoh fare komode situatën e një djali ose një vajze të re, që dashurohet në prani të prindërve. Është një gjë që edhe produksioni duhet ta kishte marrë në konsideratë, është jashtë normave. Duke ditur çfarë ka ndodhur dhe çfarë është thënë, duhet të ishte ruajtur marrëdhënia që ata të dy ndërtuan aty brenda. Më erdhi keq për Keisin në momentin që doli Kristi. Edhe pse nuk kam asnjë bindje për marrëdhënien e tyre sepse i takon vetëm Kristit. Keisi është një vajzë delikate, nuk mund ta mohoj. Ajo sjellje natën që doli Kristi ishte gjëja më e pastër në këtë “Big Brother”. Aty ka edhe një çift tjetër (Kiara-Luiz), por ndryshe nga Kristi dhe Kejsi ata e kanë mendjen për lojë. Aty po fusin spica, po përpiqen ta manipulojnë dhe më vjen për të vjellë. Produksioni duhet të ketë një lloj misioni aty, duhet t’i marrë njerëzit, t’i këshillojë, por edhe ti zgjedhë. Nuk mund të marrësh tipa të papërgjegjshëm nëpër panele”- tha Robert Aliaj

revista.one/