Olta akuzon Luizin për dhunë ndaj Kiarës, e bën të madhe një situatë mes çiftit
March 15, 2023Një gjest i Luizit ndaj Kiarës po trajtohet si dhunë në BBV. Lidhur me një moment gjatë “Prime-t” të mbrëmshëm (14 mars), Olta i mëshon faktit se këngëtari e ka gjuajtur moderatoren.
Bëhet fjalë për fragmentin kur Luizi flet me Qetsorin gjatë spektaklit dhe Kiara e shtyn me këmbë, me taka, si shenjë që ai të ndalojë së foluri.
Në atë moment Luizi kthehet nga ajo dhe vë dorën tek këmba e Kiarës si shenjë për t’i thënë edhe ai ‘ndalo’ së bëri atë gjest.
Por kjo situatë është “ekzagjëruar” nga Olta, e cila pas “Prime-t” ka akuzuar Luizin për dhunë.
Teksa ndodheshin në oborr për të darkuar, pas akuzës së Oltës, Kiara i doli në mbrojtje partnerit të saj. Ajo tha se Luizi reagoi në atë mënyrë ndaj saj, pasi ishte ajo që e gjuajti me takë për ta ndaluar së foluri në ato momente.
Pjesë nga biseda:
Luizi: Ku i gjuajta?
Kiara: Nuk më gjuajti. Më shtyu se i futa unë takën.
Olta: Ti i the pusho për komentin që bëri dhe ai tha pusho më lër rehat.
Kiara: Mos e bëj dramatike kot. Isha vetë aty nuk ka lidhje fare. Kush je ti?
Olta: Unë jam banore e kësaj shtëpie.
Kiara: Ky është i dashuri im.
Olta: Nuk më intereson fare. Të duket gjest normal?
Luizi: Nuk e kam gjuajtur.
Olta: I ke gjuajtur.
Luizi: Okej ti thua i kam gjujt unë them nuk i kam gjujt e mbyllim muhabetin?