“Je skuth dhe i pabesë”, debat i ashpër mes Kristit dhe Luizit në BBV

“Je skuth dhe i pabesë”, debat i ashpër mes Kristit dhe Luizit në BBV

March 16, 2023 0

Luiz Ejlli ngriti një ‘kurth’ për të dërguar në nominim vetën, Kristi Aliaj dhe Armaldon Kllogjeri.

Kristi është shprehur i zhgënjyer nga veprimi Luizit duke krijuar në debat të fortë me të mbrëmjen e kaluar. Sipas Kristit, argumenti që Luizi dha në prime për ‘kurthin’ që i bëri atij dhe Armaldos, ishte i kot.

“Nuk ka nevojë të tallesh prapë, the shumë gjëra tallëse. Të paktën të kishe përdorur një arsye tjetër”, tha Kristi.

Ndërsa, në një tjetër diskutim, Aliaj iu drejtua këngëtarit shkodran duke i përdorur fjalët ‘skuth’ dhe ‘i pabesë’.

“Je treguar shumë skuth, me skutha dua të merrem, je treguar shumë i shëmtuar, populli do skutha si ti, nga e shtuna do të jap arsye të re, do të mësoj të argumentosh, do e rris nivelin tënd, atë që më bëre nuk ta harroj, je i pabesë”, u shpreh Kristi ndër tjera.

Në anën tjetër, Luizi i kërkoi të ruajë qetësinë dhe mos të kalojë në ekstremitet.

Ndërkohë, përveç Kristi dhe Luizi në debat u përfshi edhe i nominuari tjetër Armaldo.

Kujtojmë që këtë të shtunë (18 mars) njëri prej tyre pritet të largohet përfundimisht nga shtëpia e Big Brother. 

revista.one/