Djali i konkurentit të “Për’puthen” në gjendje të rënduar: Babi dil nga emisioni

Djali i konkurentit të “Për’puthen” në gjendje të rënduar: Babi dil nga emisioni

March 18, 2023 0

Konkurrenti i emisionit “Përputhen”, Erion Lleshaj, në studio ka deklaruar se djali i tij e ka mbështetur për hyrjen në një program të tillë, por e vërteta qenka komplet ndryshe. Djali i tij, jo vetëm që nuk e mbështet, por i vjen turp kur lexon të gjitha komentet negative që shkruhen për të atin. Një video e postuar në ‘Tik Tok’ tregon bisedën mes të voglit dhe Erionit. Djali i kërkon që të dalë nga programi, ndërsa Erioni i thotë se nëse largohet papritur, i duhet të paguajë gjobë prej 10 mijë eurosh e madje mund të ndiqet penalisht.

I vogli dëgjohet të jetë tejet i mërzitur, madje qan për këtë vendim të të atit. Ai tregon se ka shkuar edhe tek ‘Top Channel’ për të bërë kërkesë për ta nxjerrë të atin, por mesa duket i kanë thënë se do e shqyrtojnë kërkesën.

Lotët e të miturit nuk ndalen në fund të videos ndërsa Erioni i thotë se do dalë nga emisioni. Duket se pavarësisht gjendjes së rënduar të të miturit, produksioni nuk lejon Erionin të largohet nga programi.

Në fund të videos dëgjohet Erioni që i thotë djalit: “Të godas, të godas”. Nuk dihet nëse ka përdorur dhunë ndaj djalit apo jo.

BISEDA E PLOTË:

Djali: Mesazhe negative ke marrë, ofendime po, kanë përmend emrin tim. A është e vërtetë? Je bërë meme në Tik Tok, edhe mua më njohin. Jam edhe unë, kam turp të dal, 2 ditë nuk kam shkuar në shkollë, kam pas turp me dal.

Erioni: Turp nga babi?

Djali: Turp me dal

Erioni: Turp nga babi?

Djali: Jo jo turp nga babi po.. babi do dalësh nga përputhen.

Erioni: Babi, është 10 mijë euro gjoba, ndiqesh penalisht

Djali: Kemi shku sot tek Top Channel dhe tha po do mundohemi të gjejmë një zgjidhje. Ti do dalësh, nëse ti nuk del unë nuk vi më me ty. Derisa të dalësh, unë nuk du që të dal me ty se mrapa më thonë ja cuni i atij dhe më kapin dhe mua në foto dhe më nxjerrin. Thyva tavolinën, kam shkatërru gjithë shtëpinë, kisha nerva shumë, tani po sikur të më kapin në foto.

Erioni: Kë kam rrejt?

Djali: Të gjithë dhe dje te emisioni ke rrejt atë Jozefinën. Mua çfarë më ke thënë?

Erioni: A të pyeta a të shkoj në Përputhen?

Djali: Më kë pyetur, po ça të thashë unë?

Erioni: A më the po, shko?

Djali: Jo. Të paktën te përputhen 40-vjeç.

Erioni: Babi nuk ka unë ta shpjegova, nuk ka më përputhen 40.

Djali: E di e di, po do vijë prapë.

Erjoni: Nuk do vijë më ai përputhen, unë ti kam treguar arsyet se përse po shkoj.Nuk po shkoj për femrat, si 40+, 60+ si 15+…

Djali: Po po ke ra shumë në sy.

Erjoni: Po për me ra në sy…

Djali: Ke ra në sy për keq, i ke pa komentet? Hape pak telefonin.

Erjoni: Ore më thuaj se i kam parë.

Djali: Dua ta shpjegoj, i kam lexuar të gjitha. 461 komente, të gjitha janë për keq.

Erjoni: Nuk janë të gjitha. Si për mirë si për keq, mua më intereson që të njihem. Nuk njihem për keq o babi, do e shohësh.

Djali: Shihet ca të kanë thënë ty, hy e lexoje, sa herë e kanë shkruar vk. Ti kam screenshot të gjitha se nuk është vetëm për komente. Tani me më kap mua në foto…

Erjoni: Nuk do të kap njeri.

Djali: Nga e di ti? Për mua ka shumë problem, e di si ke dal në Tik Tok? Ke dal për keq

Erjoni: Po pse, ma thuaj?

……………..

Erjoni: Të godas, të godas se ore zdu me dal më ishte thjesht… Të gjithë kanë hyrë aty.

Djali: Po si nuk e kupton kaq gjë ti?

Erjoni: O babi nuk ec me atë që thonë të tjerët.

Djali: Do dalësh, nga aty.

Erjoni: Do shikoj se ca do bëj, janë 10 mijë euro.

Djali: Okej, do 10 mijë euro apo mua. Paguaji pra. A do dalësh?

Erjoni: Do dal o babi.