Kristi tregon si po e përjeton ndarjen nga Keisi
March 21, 2023Pas largimit të Sabianit nga Big Brother VIP, Keisi vendosi të ndërpresë lidhjen me Kristin. Së fundmi, në “darkën e të nominuarve”, Kiara i ka drejtuar një pyetje Aliajt: Si e kalove kaq shpejt ndarjen me Keisin?
Krist Aliaj u shpreh se në një ambient toksik siç është shtëpia e “BBV” lidhja e tyre nuk mund të krijohej.
“Jo gjithmonë koha e tregon se si e rikuperon ti. Janë shumë elementë. Shtëpia e “BBV” është në kërkim të më nxjerrë mua fajtor, që unë kam qenë “fake”. Keisi ishte shumë konfuze dhe ma transmetonte atë. Mënyra se si rrinte, nuk merrte iniciativa më vetë. Nuk ishte e lehtë se ishte një javë shumë e ngarkuar që ishte ai nominimi si dënim. Pashë që në këtë ambient toksik ne do ta kishim shumë të vështirë të ndërtonim marrëdhënien tonë. Për ne është tepër të vazhdojmë në këtë ambient. Më mirë ta lejmë për tani,”-tha Krist Aliaj.
revista.one/