Mesazhi i koduar që fshihet pas dronit që Kiara i dërgoi Luizit, ja reagimi i tij

Mesazhi i koduar që fshihet pas dronit që Kiara i dërgoi Luizit, ja reagimi i tij

March 30, 2023 0

Gjatë ditës së djeshme, Luizi ka marrë një surprizë nga e dashura e tij Kiara. Moderatorja i dërgoi një dron ku në pankartë shkruhej “Të kam zemër, të dua, Kiara” dhe një foto e çiftit nga dasma e bërë brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania.

Mirëpo, droni i dërguar nga Kiara përcjellë një mesazh të koduar. Para eliminimit të Kiarës, Luizi dhe moderatorja kanë biseduar dhe kanë rënë dakord se si do kuptohen, që këngëtari të kuptojë se nëse simpatizohet apo jo nga publiku jashtë.

Ai i ka thënë Kiarës që të përdorë kodin “Të kam zemër”, nëse gjërat janë mirë për të jashtë dhe në këtë mënyrë të vazhdojë lojën e “Big Brother”.

Ai është lumturuar shumë nga ky gjest, teksa i ka dërguar puthje dhe përqafime nga larg moderatores.

revista.one/