“Vishu se na mbyte”, sfilata e Jorit provokon Luizin, këngëtari ‘çmendet’
March 31, 2023Në shtëpinë e “Big Brother VIP”, është organizuar së fundmi një konkurs “Miss & Mister Big Brother” ku Luizi, Olta dhe Kristi ishin në rolin e jurisë.
Jori sfiloi para tyre e veshur me një fustan të shkurtër ku më pas u ndal tek Luizi. Mirëpo duket se reagimet e këngëtarit para modeles po komentohen shumë në rrjet.
“O nënë (nis të freskohet me kapele)! Avash avash, ke kohën tënde, do vish dhe këtej te juria pak?”– u shpreh këngëtari.
Ndërsa Olta e pyeti se përse shkoi afër Luizit pasi kryetarja e jurisë ishte ajo: Më fal pse ndalove vetëm te Luizi? Jam unë kryetarja e jurisë.
E pas sfilatës Jori dhe Luizi kanë kërcyer bashkë ku ky i fundit i ka thënë: Vishu se na mbyte!
Nga një pjesë e madhe e komentuesve u shprehën se këto veprime të Luizit janë parë si një flirt ndaj modeles ndërsa të tjerë u shprehen se banori i ka vetëm për show.
Me muzikë në sfond, Dea Mishel ishte banorja e parë që hapi këtë kompeticion, e më pas një e nga një, të gjithë banorët e tjerë kryen sfilatën e tyre.
Më pas të vendosur në rresht të gjithë së bashku, ata sfiluan dhe kërcyen për jurinë e Miss & Mister Big Brother.
Pas përfundimit të sfilatës, anëtarët e jurisë u konsultuan me njëri tjetrin, e vendosën kështu çmimin për secilin banorë, duke përcaktuar kategorinë në fashat e Miss& Mister Big Brother.
Juria vendosi që çmimi i Miss Big Brother të shkonte për Jorin, e ndërsa Mister Big Brother për Visin.
Menjëherë pas mbarimit të kompeticionit të bukurisë Miss &Mister Big Brother, u organizua një festë, ku banorët nisën të argëtoheshin dhe të kërcenin me njëri tjetrin.