Big Brother jashtë shtëpisë/ Bledi bën këngë për Kiarën, Efi i jep këshilla…

Big Brother jashtë shtëpisë/ Bledi bën këngë për Kiarën, Efi i jep këshilla…

April 1, 2023 0

Ish-konkurrenti i Big Brother Vip, Bledi Mane ka zbuluar për herë të parë se i ka dedikuar një këngë moderatores Kiara Tito.

I ftuar në “Më lër të flas”, Bledi tha se Kiarën e ka dashur shumë dhe nuk ka besuar te dashuria e saj me Luizin. Ai tha se donte t’i ‘jepte një dorë’ Kiarës që të rrinte sa më shumë dhe krijoi këngën në dhomën e rrëfimit, të cilën do e këndonte me Armaldon dhe Nitën.

“Unë në fillim e adhuroja Kiarën, me origjinë është nga Përmeti im. Po filloja po më dhimbsej. Nuk besoja shumë te ajo dashuri, thash do i jap një dorë Kiarës, ndihma ime modeste që të shkonte më tutje. Jam future në dhomën e rrëfimit dhe i kam bërë një këngë Kiarës. Do e këndonim unë Armaldo dhe Nita. Nuk e kemi treguar, sinqerisht, besoj e kanë në xhirimet e tyre. Unë e kam dashur atë vajzë”- tha Bledi Mane.

Në javën që Bledi ishte në televotim me Luizin dhe Kiarën, zgjodhi që të ndërpriste rrugëtimin e tij brenda shtëpisë së Big Brother Vip, si “dhuratë” për moderatoren që ajo të qëndronte më gjatë.

Ndërsa Efi ka zbuluar se nuk është takuar me Kiarën pas daljes së saj nga Big Brother për shkak se i ka lënë asaj hapësirën e saj që të ambientohet me jetën jashtë.

Ajo tha se natën që moderatorja u eliminua i ka dhënë disa këshilla se si të përballet me komentet, të cilat mund të jenë edhe negative.

“I dhashë këshillat se si të përballet me realitetin jashtë. Nuk kemi folur akoma dhe unë e kuptoj shumë mirë. Mua m’u deshën shumë kohë që të takoja miqtë e mi”, tha Efi.