Kiara: Meritoj finalen më shumë se Efi, kam bërë sakrifica

Kiara: Meritoj finalen më shumë se Efi, kam bërë sakrifica

April 3, 2023 0

Vetëm një nga banorët e rikthyer mund të shkojë në finalen e Big Brother VIP dhe Kiara mendon se e meriton ajo këtë vend.

Gjatë një bisede me Ronaldon, Kiara tha se ka sakrifikuar më shumë dhe nuk krahasohet me Efin.

“Unë kam kaluar më shumë kohë këtu brenda, kam bërë më shumë gjëra, kam bërë më shumë sakrificë dhe s’e krahasoj dot. Ajo ka të drejtën e saj të mendojë që do shkojë në finale”, tha Kiara.

Një ditë pasi Efi u rifut në shtëpinë e Big Brother Vip, Luizi ka pyetur Kiarën se çfarë mendimi ka për Efin, por ajo ka heshtur e më pas ka thënë se nuk di se çfarë përgjigje t’i japë.

Luizi ka këmbëngulur sërish, duke i thënë nëse do ishte mirë ta mbante afër Efin ose jo. Kiara ka zgjedhur të heshtë, por duket se përgjigjen e saj e ka dhënë me anë të kodeve.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Çfarë mendim ke për Efin?

Kiara: Në ç’kuptim?

Luizi: Në këtë lojë..

Kiara: Nuk kam mendim

Luizi: Ta mbaj afër apo jo?

Kiara: Ti e di

Luizi: Po të pyes

Kiara: Nuk di gjë për zotin, nuk di ca të them. Më saktë ….

Luizi: Në rregull

Kiara: Pse të rrinë sytë kështu si me lot?

Luizi: Jam i lumtur që ke ardhur ti.

revista.one/