BBC analizon këngën përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovision, ja parashikimi
April 6, 2023Shqipëria do të përfaqësohet këtë vit në Eurovision nga Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje”. E teksa kanë mbetur edhe disa javë nga nisja e festivalit të madh, është bërë një renditje e të gjitha këngëve pjesëmarrëse të cilat janë apo nuk janë pretendente për të arritur deri në natën finale.
ë 37 këngët janë dorëzuar tani, me teks
te që trajtojnë gjithçka, nga pushtimi demonik deri te pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
BBC ka bërë së fundmi një re renditje subjektive të të gjitha këngëve pjesëmarrëse, ndër to edhe Shqipëria, e cila sipas medias britanike, nuk pritet të ketë ndonjë arritje të madhe.
“Në një tipar sinkroniteti tipografik, Albina është përfaqësuesja e Shqipërisë për vitin 2023.
Një ish-nënkampione e The Voice, ajo interpreton “Duje”, një baladë dramatike për familjet që ndahen dhe ndikimin që ka te fëmijët. Performanca përfundon me Albinën që ulet në gjunjë e përlotur.
Vargjet e pasionuara të Albinës ndërtohen në një kor tërheqës, duke shfaqur vokale në sfond nga familja e saj – por në përgjithësi, është mjaft e vështirë.
Parashikimi: Gjysma e poshtme e tabelës së vendeve kryesore”, shkruan BBC.
Deri tani Franca renditet si kënga fituese e mundshme, gjithashtu Suedia e cila do të përfaqësohet kët vit me fituesen e vitit 2012, Loreen, gjithashtu pas nuk mbetet as Spanja.
Eventi i madh do të nisë me një ceremoni hapjeje të “tapetit të kaltër” ku do të mbahet në Liverpool më 9 maj. revista.one/