“S’ma mbyll njeri gojën”, banorët ndërhyjnë në debatin Efi-Luiz
April 6, 2023Teksa Efi dhe Ronaldo po debatonin, Kristi u shpreh se këta që debatojnë, kanë më pak shanse të dalin fitues.
Luizi u shpreh se këtë gjë e bëjnë ata persona që mundohen të krijojnë një debat.
Efi i tha Luizit se ajo nuk mundohet, por e ndjen dhe bën diçka të tillë. Ajo shtoi se ndryshe nga disa të tjerë, ajo përfshihet nga emocionet dhe se debati lind sepse ka realitet, ndjenja dhe zhgënjim.
Qetsori i tha Efit se këto situata e bëjnë një femër më të fortë. Ajo u shpreh se ky është qëllimi i saj momentalisht, të bëhet e fortë dhe shtoi se loja nuk i intereson.
Gjatë bisedës, i pranishëm ishte edhe Ronaldo. Ky i fundit i tha Efit që pse ajo nuk shkoi ta pyesë edhe atë se si ndihet, por shkoi vetëm te Luizi.
Efi u shpreh se nuk ka dëshirë të flasë fare dhe se e ka marrë përgjigjen nga Ronaldo.
Ronaldo i tha Efit se ajo po bëhet si Olta, pra në një farë mënyrë po zëvëndëson mungesën e saj.
Ajo u shpreh se në shtëpi ka dy të tilla dhe nuk është nevoja të jetë edhe ajo si Olta.
Ngamcimet dhe “kunjat” ndaj njëri-tjetrit, shoqëruan dy banorët gjatë githë mëngjesit.
Në mesin e debatit që po zhvillohej mes Efit dhe Ronaldos, ndërhyu edhe Gerti, i cili i dha të drejtë Efit.
Ronaldo i tha atij të mos futet në mesin e një diskutimi kot, e aq më tepër kur nuk i kërkoi njeri mendim. Gerti u shpreh se ai do flasë sa herë të doje dhe nuk i merr leje askujt.
Sipas tij, në këtë debat, Efi ka 100 përqind të drejtë, ndaj edhe ndërhyu. Gerti shtoi se ai ka të drejtë të japë mendim për çdo gjë, sepse është i përfshirë në çdo situatë që ndodh në shtëpi.
Ronaldo i tha Gertit se ai futet në çdo debat edhe kur biseda nuk ka lidhje fare me të.
Ky i fundit u shpreh se Ronaldo debaton kot dhe se ai është askushi t’i ndalojë atij të drejtën e fjalës. Ronaldo edhe njëherë përsëriti që nuk i intereson fare mendimi i Gertit.