Përplasja me babain e Klarës/ Zhaku e drejton në Psikiatri
April 7, 2023Rikthimi i Kiara Titos në shtëpinë e “Big Brother VIP” shkaktoi shumë komente negative në rrjet, të cilat një pjesë u nxitën dhe nga komentet e opinionistëve gjatë mbrëmjes së spektaklit të së martës.
Së fundmi, babai i Kiarës u shfaq mjaft i prekur, teksa u shpreh se vajza e tij vetëm qante pas daljes nga shtëpia e BBV. Ai tha se qëndrimi i moderatores pas rihyrjes në shtëpi ka të bëjë pikërisht me këto komente, por theksoi se inati i saj nuk do të zgjasë shumë.
Gjithashty ai ashtu kundërshtoi dhe opinionistët duke thënë se ata “zgërdhihen” dhe nuk e kanë nxjerrë asnjëherë pozitive Kiarën gjatë mbrëmjeve në spektakël.
Mirëpo në rrjetet sociale po qarkullon një foto ku në qendër të kritikave është opinionistja Zhaklina Lekatari dhe videon që fansat i kanë dërguar në Instagram me qëndrimin e babait të Kiarës. Ajo i është përgjigjur me linkun e QSUNT, përkatësisht për shërbimin e psikiatrisë dhe krahas saj shkruan ‘Suksese”.
revista.one/