“Mashtrues i dobët”, Kristi ndihet i tradhtuar nga Luizi: Ka plane me Efin
April 7, 2023Me debate të forta u shoqërua mbrëmja e kaluar mes Luizit dhe Kristit. Këtij të fundit i mbeti qejfi me Luizin, pasi më parë ata kanë qenë miq, ndërsa tani që u futën banorët e rinj, ai ndryshoi.
Luizi i tha Kristit se ai e ka treguar shoqërinë me të kur doli në nominim me Armaldon. Ai shtoi se Kristi do e tregoi shoqërinë, kur ai të dalë në nominim me të dhe Dean.
Aty do shihet tha Luizi, nëse Kristi do e lë lojën mënjanë për shoqërinë apo jo. Kristi u shpreh se një shok, nuk të fut në tualet vetëm në kuadër të lojës dhe një shok nuk të shan siç Luizi ka bërë në fillim me të.
Luizi u shpreh se në fillim Kristi e ka sharë shumë atë. Ky i fundit tha se e ka sharë injorant, pasi si i tillë sillej.
mendon se Luizi është skuth dhe mashtrues.
Sipas tij, dy ditë përpara se në shtëpi të futeshin Efi, Kiara, Bledi e Kiara ata të dy ishin shokë, ndërsa tani ai thur plane me Efin.
Luizi i tha Kristit se që kur ka nisur Big Brother e deri më tani, ai nuk ka bërë asnjë plan me Efin, jo vetëm për të, por për askënd.
Kristi i tha Luizit se ai u tregua skuth, kur i përmendi atij nominimin dhe se një gjë të tillë, ai nuk e kishte bërë asnjëherë me atë.
Gjatë debatit mes tyre, u përfshi edhe Efi. Ajo i kërkoi Kristit që të mos e përmendë farë atë dhe se ai nuk ka ekzistur fare në shtëpi, në kohën kur ajo ishte pjesë e saj.