Kënga e Butrint Imerit në BBV, reagon Luizi: Ç’janë këto tekste pa pikë kuptimi!
April 7, 2023Në shtëpinë e “Big Brother VIP” vazhdimisht vendoset muzikë ku banorët këndojnë dhe kërcejnë nën ritmin e këngëve të ndryshme. Mbrëmë teksa djemtë ndodheshin në dhomën e ndenjes dhe vajzat në një ambient tjetër duke shijuar ‘Pyjama Party’, u vendos një këngë e këngëtarit Butrint Imeri.
Kjo nuk i ka pëlqyer këngëtarit shkodran Luiz Ejlli i cili e konsideroi këngën e Butrintit si një tekst pa lidhje.
Tekstin e këngës në fjalë, Lorenc Hasrama nisi që t’ia shpjegonte Krist Aliajt, por e ndërpreu Luiz Ejlli, i cili i kthehet: “Mos ma thuaj më se u preka”.
Këngëtari më pas i drejtohet Bledi Manes duke e pyetur: “Si e shpjegon këtë trendin e teksteve pa kuptim, pa pikë lidhje hiç?”.
Këtu ne duam ti bëjmë të gjitha. Për këngët e tua sa vetë angazhoheshin?”, pyet Bledi Luizin, i cili i përgjigjet: “Sa të duash”.
“Këtu bën orkestrimin, tekstin, muzikën”, shton Mane.
Gjatë atij momenti moderatorja është parë e pashqetësuar teksa këndonte këngën e Butrinit, por më pas i kërkoi Vëllait të Madh të vendoste një muzikë tjetër.
Nga ana tjëtër, Efi dëgjohet të thotë së se nuk duan këngë dashurie të tilla. Gjithashtu njëra nga vajzat e ka pyetur Kiarën nëse ishte ndonjë këngë e vjetër e Butrintit, por ajo u përgjigj duke thënë “nuk e di”.
revista.one/