“Ke kapur budallaqen e radhës”/ Luizi debaton ashpër me Kristin
April 11, 2023Nje debat i ashpër ka ndodhur mbrëmjen e djeshme mes Kristit dhe Luizit.
Djemtë nisën të diskutonin rreth lojës së secilit, e më pas situata agravoi duke arritur deri në ofendime.
Luizi ka thënë se Kristi ka përdorur vajzat duke krijuar flirt, për të zgjatur më shumë qëndrimin e tij në shtëpi.
Por Kristi akuzoi Kiarën se ka mbështetur Luizin në çdo veprim mediokër që ai ka bërë dhe se publiku ka dëshirë të shohë ‘lolo’ dhe njerëz injorant si Luizi.
E ndërsa Kiara i ka kërkuar atij të falenderoi Luizin që e shpëtoi në nominim përballë Armaldos, ndryshe sipas saj, do ishte larguar prej kohësh nga shtëpia.
Debati ka agravuar më shumë, ku Luizi e ka quajtur Kristin një person parazit të pa shkolluar dhe pa identitet.
Pjesë nga biseda:
Kristi: Ti je injorant komplet.
Luizi: Ti Kristi je kokrra e legenit, bukëshkelës. Ti i sheh femrat si objekte. Vetë e ke thënë.
Kristi: Po e vërtetë është, çfarë ka këtu? Po ikë ore se do futen njerëzit do kërkojnë në Google…
Luizi: Ky është ndryshimi mes nesh. Unë i shoh gjërat tek njerëzit, ti i sheh në Google. Je bërë gropë.
Kristi: Injorant, kokrra e injorantit! Ti je pa dinjitet. Unë jam gropë që bëj debat me ty
Luizi: Po ti eksitohesh kur bën debat me mua, vetëm atë ke dashur që kur je futur… Ik tani gjej viktimën e radhës.