Luizi bisedon me Jorin: Cilët mendon që janë katër finalistët?
April 11, 2023Mëngjesin e sotëm teksa qëndronin në oborr, Luizi dhe Jori kanë diskutuar se cilët mund të jenë katër banorët finalistë.
Sipas Jorit, katër finalistët mund të jenë, Luizi, Efi, Kristi dhe Dea.
E pyetur nga Luizi se kush nga ata do të ishte fitues, ajo u shpreh se për të mund të jetë ai.
E ndërsa shtoi se në vend të dytë mendon se do jetë Dea Mishel.
Gjithashtu, Jori ka biseduar me Qetsorin në lidhje me sjelljen e Kristit. Jori tha se fakti që Kristi është rritur jashtë, nuk e justifikon tradhëtinë që ai bën. Ajo u shpreh se mentaliteti jashtë nuk e promovon tradhëtinë si të ishte diçka normale.
Sipas saj Kristi justifikon ‘tërbimin’ që ka si mashkull, me mentalitetin e hapur që është jashtë, por në fakt janë dy gjëra të ndryshme.
Qetsori tha se ajo mund të përballet më mirë se kushdo tjetër me Kristin në atë shtëpi, pasi edhe ajo ka lindur dhe është rritur jashtë Shqipërisë.
Për të këto biseda do ishin mjaft interesante, ndaj u shpreh se është i gatshëm ta hapë këtë bisedë me Kristin që ajo të japë mendimin e saj.