“Plasin” ankesat, Luizi “ngre” popullin kundër Presidentit të Big Brother

“Plasin” ankesat, Luizi “ngre” popullin kundër Presidentit të Big Brother

April 13, 2023 0

Gjatë miratimit të ligjeve, Presidenti shpesh ka kundërshtuar disa nga propozimet e qeverisë.

Ai nuk ka qënë dakord dhe ka kërkuar rishikimin e tyre, gjithashtu ka shprehur mendimin e tij dhe ka dashur të nderhyjë në ligjin e propozuar nga qeveria.

Por duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak popullit. Ata kanë shprehur revoltimin e tyre kundrejt ndërhyrjes dhe diskutimit të presidentit me qeverinë, pasi detyra e tij është thjesht të miratojë me Po ose Jo, ligjin e propozuar.

Kryeministri ka deklaruar që në seancën e ardhshme do t’i parashtrojë disa kërkesa për ndryshim Presidentit, e në rast se nuk i pranon, ai do të shkarkohet.

Njëra nga përfaqësueset e popullit është edhe Kiara.

Ajo ka debatuar me tone të ashpra me Kristin, pasi sipas saj ai është i pa edukatë dhe nuk e meriton karrigen e Presidentit.

Ajo tha se ai nuk dëgjon, nuk di të flasë dhe nuk di të miratojë ligje. Sipas saj atij i shijon ky pozicion për vëmendje dhe famë, por nuk do t’ia dijë aspak për problemet e popullit.

Kristi i ka kërkuar të flasë me avokaten e popullit dhe të ankohet për këtë gjë.