Nuk mbajti premtimet, bie qeveria e Big Brother
April 13, 2023Pas debateve të shumta dhe situatës së pakëndshme që ndodhi në shtëpi, Vëllai i Madh shfuqizoi “qeverinë”.
Përmes një zarfi, Big Brother njoftoi se për shkak se qeveria e Big Brother e keqpërdori pushtetin dhe nuk mbajti premtimet e dhëna, loja ka përfunduar.
Nga momenti i leximit të zarfit, të gjithë do ishin vetëm banorë në atë shtëpi, duke vijuar lojën normalisht dhe aktivitetet e përditshme.
Pas leximit të zarfit, banorët iu “sulën” Kristit, duke i thënë se ai është fajtor për prishjen e lojës. Sipas tyre ata po kënaqeshin deri në momentin që loja u prish prej tij.
Kristi tha që ata të shkojnë t’i kërkojnë llogari qeverisë, pasi ata e prishën lojën dhe të mos merren me të, sepse në këtë mënyrë po i shtojnë pikë atij.
Jori u shpreh se Kristi është bërë i lodhshëm po me të njëjta shprehje në shtëpi. Ndërsa Bledi tha që ai nuk ka përse i shfryhet popullit, pasi ankesa ishte për qeverinë.
Ai u shpreh se qeveria është e korruptuar, ndërsa Qetsorin e cilësoi si servil, që tentoi të fuste Dean në burg.