Keisi flet pas daljes nga BBV: Nëse Kristi më shkruan i pari kur të dalë…
April 15, 2023Keisi ishte banorja e cila la përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP, duke hequr dorë nga çmimi i madh.
“Prime” e kaluar, nominimi u zhvillua ndryshe. Banorët shkuan një më një në dhomën e rrëfmit dhe si gjithmonë thanë dy emra dhe dy arsye.
Ata si gjithnjë votuan banorët me të cilët kishin përplasje, debate dhe keqkuptime me njëri-tjetrin. Por, katër banorët me më shumë vota, fituan imunitet. Konkretisht imunitet fitoi Kiara, Efi, Kristi dhe Dea.
Luizi, Qetsori, Elvisi, Keisi, Bledi, Nita, Keisi dhe Jori shkuan automatikisht në nominim.
Pas daljes nga shtëpia, Keisi foli në studio për rrugëtimin e saj.
Keisi: Jam shumë e lumtur për këtë rrugëtim. Dua të falenderoj ndjekësit dhe ju për mundësinë që më dhatë. Sot bëra 67 ditë. Nuk e prisja. Kisha menduar që do qëndroja vetëm 3 javë. I kam menaxhuar mirë situatat dhe i kam vuajtur nga brenda.
Arbër: Në marrëdhënie me banorët e tjerë, nuk ka ofenduar njeri. Është treguar vajza e urtë dhe pak naive. Brenda shtëpise duhet të përfshiheshe më tepër. Për mua, situatat i administratove mirë dhe tregove respekt për Kristin.
Keisi: Ditët e fundit e kam ngacmuar Kristin dhe prisja që ai të më thonte diçka, por nuk ia dola. Nita, Luizi, Kristi dhe Dea janë katër finalistët, për mendimin tim.
Zhaklin: Keisi është një vajzë shumë gjenuine. Keisi është 22 vjeç dhe ia doli shumë mirë aty. Duhet ta ngrije ndonjëherë zërin, për të mbrojtur veten tënde. Mendoj që nuk ke qenë mjaftueshëm e përgatitur, për t’i bërë ballë situatat vetë.
Keisi: Do pres të dalë Kristi dhe nëse ai më shkruan i pari, atëherë do të shohim.
Ronaldo: Ti këtë javë kishte kartën që të riktheheshe me Kristin. Pse nuk e bëre?
Keisi: Unë zgjodha të isha vetëvetja dhe jo të bëja gjëra që të dilja nga vetja ime.