Big Brother VIP: Luizi dhe Efi, dy të preferuarit e publikut

Big Brother VIP: Luizi dhe Efi, dy të preferuarit e publikut

April 16, 2023 0

Një televotim u hap gjatë spektaklit për dy të preferuar. 

Me shumicë votash, publiku vendosi që dy banorët e preferuar deri në këtë pikë të lojës janë Luizi dhe Efi.

Pas rikthimit të Efit në Big Brother, lindi përplasja me Luizin, pasi ai mendonte se Efi dhe Kiara i prishnin lojën me grindjen e tyre.

Luizi u shpreh se do e nxjerri atë me nominim, që të mos dalë nga shtëpia si e “viktimizuar”, por të dalë si të gjithë të tjerët.

Sipas tij, ajo po e përdor si strategji që t’i kthehet e gjithë shtëpia kundër dhe opinionistët po ashtu.

Pasi u pajtuan Luizi foli gjatë për Efin. Luizi vendosi që t’i tregonte asaj se çfarë kishte bërë. Ai e paralajmëroi që gjatë prime-t do të shohë disa gjëra dhe se është në dorë të saj nëse do ta besojë apo jo atë.

Madje Ejlli, i cili fitoi avantazh në lojë si lider i shtëpisë, e vendosi Efin përballë Deas në një lojë që e humbi kjo e fundit. Si pasojë, Dea doli automatikisht në nominim, ndërsa Dhedhes fitoi imunitet.

Duke u nisur nga kjo, Efi pyet se pse nuk ia tha më përpara se kishte folur për të, por ia tha pasi fitoi imunitetin me Dean.

Pjesë nga biseda:

Efi: Ma the tani pasi unë fitova lojën me Dean dhe mora imunitet

Luizi: Nuk ka lidhje, nuk ta thashë për frikë, ta thashë për nder

Efi: Nëse do të më bësh nder pse diskuton me mua, unë jam shumë e gatshme të luaj

Luizi: Nuk quhet. Po ta bëj nder se nuk është normale të të gjej nesër të papërgatitur, të jesh e përqendruar. Se si do reagosh është në dorën tënde

Efi: Po më flet si mik apo si lojtar?

Luizi: Si mik, se mos të të kisha veç do e shikoje.

revista.one/