Luizi nuk pyet për ankesat e Kiarës, vazhdon lojën me Jorin, ja rrengu që po kurdis me Dea Mishel

Luizi nuk pyet për ankesat e Kiarës, vazhdon lojën me Jorin, ja rrengu që po kurdis me Dea Mishel

April 17, 2023 0

Luizi dhe Dea kanë biseduar së bashku për t’i përgatitur një rreng Jorit gjatë natës.

Luizi dha si ide që gjatë natës, pasi të fikën dritat dhe Jori të jetë në gjumë, Dea të mbulohet me një çarçaf, e me një qiri në dorë t’i afrohet te këmbët.

Dea ra dakord që këtë rreng t’ia bëjnë gjatë mbrëmjes së sotme.

Kujtojmë se mbrëmë, Kiara u acarua shumë nga plani që Luizi kishte thurur me Jorin, për ta bërë atë xheloze.

Kur të dy u shtrinë të flinin gjumë, Kiara i kërkoi Luizit që lojëra të tilla mos të bëjë më me të, sepse ndihet keq.

Kiara u shpreh se i erdhi keq kur pa se si banorët qeshnin përpara fytyrës së saj, kur ai “ngacmohej” me Jorin.

Ajo shtoi se është tip shumë sportiv dhe se shakatë nuk i mer ndonjëherë seriozisht, por sipas saj, kjo ishte e tepërt, pasi shërben si “material” për njerëzit.

Kiara i kërkoi atij të mos e përsërisë më një gjë të tillë, ndërsa ai i kërkoi falje.