“M’u duk vetja si motra e Kim Kardashian”, Elvis Pupa pas eliminimit: Ndihem mirë që dola

“M’u duk vetja si motra e Kim Kardashian”, Elvis Pupa pas eliminimit: Ndihem mirë që dola

April 19, 2023 0

Elvis Pupa nuk do të jetë më pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP. Ai u eliminua mbrëmjen e djeshme, pasi në nominim përballë Deamishel, Qetsorit, Efit dhe Nitës, Elvisi ishte më pak i preferuari i publikut.

Pas daljes nga Big Brother, Elvisi tha se aty brenda nuk ishte asgjë reale. Madje, me batutë, ai tha se “iu duk vetja si një nga motrat Kardashian”.

“Ashtu si u bënë punët, m’u duk vetja si një nga motrat Kardashian. Nuk kishte asgjë reale. Për mua ishte sfidë të hyja aty dhe të dilja pranë real. Aty, asnjë bisedë nuk ishte reale. 99 për qind e bisedave ishin jo reale. Aty vetëm ‘mirëmëngjes’ dhe ‘natën e mirë’ ishte e vërtetë”.

Visi: Ndihem mirë që kam dalë, pasi nuk do vazhdoja dot më shumë. Për sa i përket banorëve, kam parë njerëz që kanë shansin e jetës të tregojnë kush janë dhe në këtë formë e kam menduar ta tregojnë, e nuk jam mërzitur më askënd.

Mendoj që është loja që të nxjerrë anët më të këqija, nuk i vë faj askujt.

Arbër: Kam menduar që në ditët e para që Visi ka sedër të madhe. Në kohët e sotme është e vështirë të gjesh një burrë që i skuqet faqja. Në krahasim me banorët e tjerë kam parë respektin që ka për njerëzit. Duke krahasuar me banorët, ti je një njeri që e shfaq turpin, i druhesh. Dua të vlerësoj për këtë.

Zhaklin: Udhëtimin brenda shtëpisë e ka bërë vetëm. Do doja të kishe reaguar disi, të kam parë të pozicionuar afër Luizit sepse nuk doje të bëheshe pjesë e debateve.

Visi: Nuk jam pozicionuar me asnjë, jam afruar aty ku ndihesha mirë. Në fillim jam shokuar sepse vuanin për asgjë, aktronin. Ofendoheshin me njeri tjetrin e më pa silleshin sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

Aktori i humorit, Elvis Pupa, hyri në Big Brother vetëm pak javë më parë. Ky ishte një rikthim i tij në ekran, pasi prej vitesh Elvisi është vendosur në Australi dhe jeton atje bashkë me familjen.

revista.one/