Cllevio reagon pas daljes nga burgu, reperit i inatosur me Noizyn: E ka zemrën si lepurush
April 21, 2023Gjykata e Durrësit liroi disa ditë në parë nga burgu Kleviol Ahmetin, i njohur si Cllevio, i cili u arrestua pas denoncimit të Noizy-t se e kërcënonte me jetë.
Togat e zeza dhanë masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij. Cllevio u arrestua më 16 prill pas denoncimit të Noizy-t, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku.
Ky i fundit deklaroi se Cllevio i kishte shkaktuar frikë e ankth me kërcënimet me jetë që i bënte. Me anë të një shkrimi të gjatë në Instagram, reperi sqaroi konfliktin me këngëtarin pas padisë së bërë një ditë më parë ndaj tij për përndjekje ta vazhdueshme ndaj tij dhe familjarëve të tij.
Noizy shprehet se vazhdimisht është tërhequr nga hakmarrja ndaj tij në rrugë ligjore për shkak se i vëllai i Cllevios i është lutur ta lërë me aq. Ai shton se ka vendosur ta bëjë edhe njëherë të njëjtën gjë për të njëjtën arsye duke qenë se i vëllai ka ardhur për ta takuar.
Pas daljes nga qelia, teksa ndodhej në shtëpi, Cllevio ka bërë një live në Tik Tok për fansat e tij ku nuk la pa përmendur situatën me Noizyn.
Cllevio tha se ka qenë ai i cili i ka kërkuar reperit që të bëhen miq, por ka qenë ky i fundit ai i cili e ka refuzuar. Kjo deklaratë e këngëtarit bie në kontradiktë me atë të Noizyt i cili është s hprehur më parë se parë se është ulur në tavolinë me prindërit e tij dhe Klevion për të qetësuar gjakrat dhe të mbeten miq, por ai nuk ka pranuar.
Duke e quajtur raportin e tyre “dashuri dhe urrejtje”, Klevioli është shprehur se me Noizyn nuk do të ketë miqësi.
“E pranoj që e kam thënë qe do e vras me kallash, po e kam thënë sepse kjo është Shqipëria edhe ndodhin këto gjëra. Unë i kam propozuar gjithmonë i kam thënë hajde bëhemi shokë. Ai më ka thënë jo se po të kapa. Kjo e jona është dashuri dhe urrejtje. Se po të mos jesh ti (Noizy) nuk kam me kë të merrem, por edhe po të jesh ti më vjen inat pse je.
Nuk e di çfarë i thotë ajo kokë e madhe, kokë qen sharri. Bën si i keq, por nuk e ka zemrën e keqe. E ka zemrën si lepurush i vogël. Trembet dhe e kap ankthi. Ore bello nuk do të luaj më. Ta keni të sigurt, unë shokë me atë nuk bëhem. Nuk jam ai tjetri (Stresi)”- dëgjohet të thotë ai.