Tea tregon të vërtetën e puthjes, ja çfarë e kam Gerin
April 12, 2021Një video i bëri fansat e Tea Trifonit të besonin se ajo kishte nisur një lidhje të re. Tea shfaqej duke shkëmbyer puthje në cep të buzës me një djalë. Këtë të fundit fillimisht ajo e prezantoi si shokun e saj, por më pas kjo puthje i habiti të gjithë. Për më tepër, dyshimet u shtuan pasi Tea vendosi ta fshinte këtë video nga llogaria e saj.
Gjithsesi Tea ju ka dhënë fund keqkuotimeve, duke treguar se si qëndron e vërteta e kësaj lidhjeje. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka treguar se djalin në fjalë e ka thjesht mik të mirë.
“Atë që ke bërë video aman ça e ke burrë?”, e ka pyetur një ndjekës.
“Sigurisht që jo, Geri është një miku im i vjetër. Kur vjen puna tek lidhjet e mia romantike, shanset janë që kurrë nuk do lejoj askënd të dijë asgjë”, është përgjigjur ajo.
Mos do të thotë kjo se Tea nuk e ka harruar ende Beartin? Në fakt, megjithë fjalët e ashpra që tha, pas divorcit me Tean, Bearti është shprehur se nuk po sheh për ndonjë vajzë tjetër. /revista.one/