Sa kushtoi unaza me diamante me të cilën Luiz i propozoi Kiarës!
April 24, 2023Luizi zgjodhi mbrëmjen e së shtunës një formë ndryshe për t’i bërë Kiarës propozimin për martesë në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”. Prej disa ditësh, e ai e kishte bërë atë të mendonte se ishte i dyzuar për ndjenjat ndaj saj dhe lidhjen e tyre të dashurisë.
Pika kulminante ishte në “prime”, kur moderatorja dëgjoi një rrëfim të Luizit në dhomën e rrëfimit, i cili thoshte se është nxituar në hapat që ka hedhur me Kiarën dhe mendon se lidhja e tyre nuk do funksionojë jashtë shtëpisë.
Kjo bëri që ajo të shpërthente në lot dhe kërkoi të dalë menjëherë nga shtëpia. Por, Luizi e mori përdore duke e nxjerrë në oborr me pretekstin për ta sqaruar. Por, sapo u vendosën në qendër të skenës, ai u ul në gjunjë duke nxjerrë nga xhepi një unazë. Reagimi i Kiarës ishte epik pasi moderatorja tha: “Po, por dua të ta fus një shpullë”.
Banorët e tjerë nga ana tjetër e besuan rrëfimin e Luizit në dhomën e rrëfimit, por pas momentit të propozimit u afruan pranë çiftit për ta uruar. Menjëherë pas surprizës, Arbana lexoi edhe emrin e finalistes së dytë. Efi është banorja që shkon automatikisht në finale, ndërkohë që Kiara dhe Bledi lanë shtëpinë.
Momenti i ndarjes u finalizua edhe me një përqafim mes Efit dhe Kiarës, pavarësisht përplasjeve të forta gjatë këtyre ditëve.
Luizi ka suprizuar Kiarën në mënyrën më të bukur të mundshme mbrëmjen e djeshme. Pasi e bëri të mendonte që kishte dyshime për lidhjen e tyre që prej dy ditëve, gjatë mbrëmjes ai e surprizoi, duke i propozuar martesë.
Propozimi i Luizit për martesë me Kiarën morri vëmendjen e të gjithëve. Unaza me diamante që Luizi zgjodhi për Kiarën kushtoi plotë 2500 euro. Edhe këtë herë, Luizi tha që hyri në borxh për të surprizuar Kiarën. Unaza ka veçori unike dhe është një nga unazat e pakta që gjenden në Shqipëri.
Aktori i humorit, Elvis Pupa, ndau dje në rrjetet sociale foton me moderatoren Kiara Tito, e cila mori një propozim për martesë “live” në “Big Brother Vip”, nga partneri i saj Luiz Ejlli. Në këtë postim, bëhet publike për herë të parë dhe unaza të cilën mori Kiara nga propozimi, ku aktori ka shkrepur foton me Kiarën dhe shkruan “Sezonin dasmave e deklaroj të hapur. Iku prenotimi i parë për Shkodër. Çiftet e kësaj vere, prenotoni në ‘inbox’. Jashaaaaaa”.
Aktori Vis Pupa ka qenë ai banor, i cili ndonëse rrugëtimin brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” e pati të shkurtër, arriti të fitonte zemrat e shqiptarëve. Së fundmi, ai ka folur lidhur me këtë eksperiencë të re që sapo kaloi, si dhe për planet e tij të ardhme. Përveç projekteve muzikore, Visi theksoi se ka folur edhe për një film ku do të marrin pjesë shumica e banorëve të “Big Brother Vip 2”.