Luiz Ejlli: “Nëse nuk fitoj, do të kërkoj të hapen ‘kutitë e votimit'”
April 25, 2023Shpallja e Luizit finalist i parë, ka krijuar përplasjet e para në shtëpi mes tij, Deas dhe Kristit.
Këta dy të fundit thanë se e kishin menduar që Luizi mund të ishte finalist, por jo fitues. Sipas tyre ai çfarë nuk ka bërë gjatë rrugëtimit të tij në shtëpi, por nuk e meriton aspak finalen.
Duke ironizuar Dean dhe Kristin, të cilët i sheh si konkurrentë të fortë, Luizi i tha atyre të flenë gjumë e të mos merren me të.
Sa i përket bindjes së tij për të dalë fitues, Luizi tha se nëse ai nuk shpallet e tij, do kërkoi të hapen “kutitë” e votimit.
Teksa në shtëpi kanë mbetur edhe 7 banorë, vetëm 4 prej tyre do të shkojnë në natën finale më 6 maj.
Dy të tjerë mund të dalin në dy “Prime” e ardhshme, të martën dhe të shtunën. Kristi dhe Luizi po bënin një llogari se kur mund të dilnin tre banorë të tjerë.
Sipas Luizit, njëri prej tyre del nesër, ndërsa dy të tjerë do të dalin të shtunën. Ai i tha Kristit se habitet që ai është aq i qetë, duke nënkuptuar se ai rrezikon të dalë nga shtëpia këtë javë, pasi sipas Luizit ai nuk ka për të shkuar në finale.
Kristi nga ana tjetër tha se po përgatitet mendërisht për fitoren. Ai tha se nuk ka rëndësi se nëse shpallet finalisti i parë apo i fundit, pasi në mendje mendon vetëm fitoren.
Të mbledhur në oborr, banorët po mendonin të gjitha skenaret e mundshme se kush mund kë, nëse dy banorë dalin “kokë më kokë” me njëri-tjetrin.
Luizi tregoi se e sheh Qetsorin si konkurrent të fortë. Sipas saj, nëse ai del përballë Deamishel në nominim, e mund Dean.
Efi e kundërshtoi mendimin e tij, me argumentin se nuk është e drejtë që Dea të mundet nga Qetsori, nisur kjo edhe nga fakti që ajo ka që më 24 dhjetor në shtëpi.
Ajo shtoi se Deamishel ka mundësi që të mundet nga Nita. Sa i përket eliminimit të nesërm, Luizi tha se Jori është me e rrezikuar, ndërsa Dea tha se ka shanse të dalë Qetsori.