Luizi dhe Dea Mishel fitojnë sfidën, shtëpia nën urdhërat e tyre
April 25, 2023Dea Mishel dhe Luizi kanë qënë banorët që kanë fituar sfidën e marrjes së më shumë pëlqimeve, duke fituar kështu një avantazh.
Vëllai i Madh u ka dhënë si avantazh Luizit dhe Deas të kenë në dorë komandën e shtëpisë, pra çdo banorë do të bëjë atë që ata do i kërkojnë, pa përfshirë kërkesa që nënkuptojnë thyerjen e rregullave të lojës.
Në monitorin e shtëpisë është shfaqur dhe fotoja me diferencën në përqindje të votimit.
Ndërkohë, pak më parë, banorët po mendonin të gjitha skenaret e mundshme se kush mund kë, nëse dy banorë dalin “kokë më kokë” me njëri-tjetrin.
Luizi tregoi se e sheh Qetsorin si konkurrent të fortë. Sipas saj, nëse ai del përballë Deamishel në nominim, e mund Dean.
Efi e kundërshtoi mendimin e tij, me argumentin se nuk është e drejtë që Dea të mundet nga Qetsori, nisur kjo edhe nga fakti që ajo ka që më 24 dhjetor në shtëpi.
Ajo shtoi se Deamishel ka mundësi që të mundet nga Nita. Sa i përket eliminimit të nesërm, Luizi tha se Jori është me e rrezikuar, ndërsa Dea tha se ka shanse të dalë Qetsori.