“Gënjeshtare!” Kiara merr në mbrojtje Luizin, plas keq me opinionisten dhe Arbana Osmanin

“Gënjeshtare!” Kiara merr në mbrojtje Luizin, plas keq me opinionisten dhe Arbana Osmanin

April 26, 2023 0

Mes Kiarës dhe Zhaklinës është përfshirë një debat me tone shumë të larta mbrëmjen e djeshme në spektaklin e BBV. Sipas Kiarës, Zhaklina vë fjalë në gojën e Luizit që ky i fundit nuk i ka thënë e as nuk i ka nënkuptuar. Ajo kritikoi Zhaklinën për faktin se nuk ka folur kurrë mirë për të. Edhe Arbër Hajdari vendosi të ndërhyjë duke ironizuar Kiarën. 

Debati mes Kiarës dhe Zhaklinës:

Kiara: Më erdhi shumë keq që e dëgjova këtë fjalë nga Zhaklina, që vë në gojën e Luizit fjalë që ai nuk i ka thënë asnjëherë. Ka mundësi njerëz Luizi është në një lojë, se i bëri komplimenta një femre nuk do të thotë se është hiperseksualizim, nuk po e ofendon. Ai nuk urren njeri, nuk ka as mendime të këqija, ka një shpirt të bardhë dhe çdo gjë e bën në kuadër të lojës.

Zhaklina: Si ka mundësi që ti nuk mbron asnjë nga shoqet, banoret që ke ndjenjur 100 ditë. Është e çuditshme si ti Kiara nuk di ça është edukata, kultura, respekti.

Kiara: Ti nuk the një herë një fjalë të mirë për mua

Zhaklina: Unë s’të kam thënë fjalë të mira ty? Je dhe gënjeshtare

Kiara: Nuk e kam dëgjuar një herë prej teje të thuash Kiara je vajzë shumë e mirë, shumë e edukuar

‘S’më the 1 herë jam vajzë e mirë’, plas keq

Zhaklina: Puna ime nuk është të të jap ty fjalë të mira

Kiara: Po një herë moj Zhaku, një herë të ma bëje qejfin

Zhaklina: Unë nuk e di a je ti vajzë e mirë apo jo. Unë jap opinion mbi sjelljen tënde.

Arbana: Kiara ti mendon se Zhaklina nuk të ka mbrojtur asnjëherë?

‘S’më the 1 herë jam vajzë e mirë’, plas keq

Kiara: Unë kam dashur prej Zhaklinës kur më ka parë në situata të vështira, duke derdhur lot të thoje kjo është një lojë dhe ti je një vajzë shumë e mirë

Zhaklina: Moj Kiara unë nuk jam edukatore të të them je e mirë, je e keqe. Jam opinioniste. Dua të di meqë ishe shumë e dëshpëruar kur të futi i dashuri tek lavamani, ti po gënjeje aty? 

Kiara: Nuk dua t’i kthehem asaj situate

Zhaklina: Ti po thua që po gënjeje…

Kiara: Unë e thashë ça kisha për të thënë

Arbri: Ajo ka 4 orë në telefon, ça i sjellin me mesazh, e thotë në studio

Kiara: Është e rëndë ajo që tha Zhaku mo Arbër. Çdo gjë ai e bën në kuadër të lojës

Zhaklina: Ty s’të bën përshtypje kur burri jot i thotë një vajze tjetër do të gjuaj me gurë, do të zhgarravis, do të përplas, ti je e përdalë, ti vjen nga një emision të përdalash

Arbri: Për punën e lavamanit ajo vetë u ankua dhe ne i dhamë të drejtë

Kiara: U ankova sepse doja të fitoja lojën.

Zhaklina: Atëherë ti je gënjeshtare.

Arbana i kthehet keq Zhakut

Klipet e transmetuara me dinamikat e javës, akuzat e Luizit ndaj Efit për pjesëmarrjen e saj në Për’puthen apo edhe komentet ndaj Jorit nuk kanë kursyer komentet e opinionistëve.

Ndërkohë që ishtë ndezur debati dhe Zhaklina nuk ndalonte së foluri dhe në studio ishte bërë një kakofoni zërash, ka qenë Arbana ajo e cila ka ndërprerë opinionisten.

E nxehur, Arbana i ka kërkuar Zhaklinës të pushonte, teksa me batutë ka thënë: “Kush të ka yshtur sonte”.

“Zhaklina çfare ke sonte, kush të ka yshtur. Një sekond qetësohu!”- ka thënë Arbana, teksa kjo është shoqëruar edhe më të qeshura duke u shtensionuar situate.

Kujtojmë se i gjithë debati është nxitur nga një fjalë e Zhaklinës, nxitur nga sjelljet e Luizit kundrejtë vajzave, duke iu referuar si “e përdalë.

Kiarës nuk i del e keqja me Arbanën

Komenti që bëri Luizi për Efin e që më pas u pasua nga një koment i Arbanës për Kiarën ka ndezur rrjetin.

“Unë nuk do të doja që të shihja motrën time në një format që mes 30 çunave zgjedh gishtin djemve se kë ka për burrë.”-tha Luizi, të cilit Arbana ia ktheu duke i thënë:

“Kujdes, se mund të ketë edhe nga ato që thonë se motrën time nuk e dua si Kiara, që shkon në Big Brother, lidhet me dikë, puthet dhe bën dashuri poshtë jorganit.”

Deklarata e moderatores është kritikuar në rrjet dhe duket se pakënaqësi ka pasur edhe te Kiara, e cila megjithëse mbrëmjen e kaluar nuk kishte argument për të mbrojtur veten. ka reaguar pas spektaklit. Ajo ka ndarë në Instagram një thënie ku shkruhet: “Është e çudtshme se si i gjykojmë të tjerët dhe nuk e vërejmë se sa i mjerë është përçmimi ynë”.

revista.one/