Sot nis Muaji i shenjtë i Ramazanit. Sa orë do të agjërohet në Shqipëri?
April 12, 2021Këtë vit muaji i shenjtë i myslimanëve, Ramazani do të fillojë të martën, 13 prill. Lindja e diellit deri në perëndimin e tij zgjat diku nga 10 deri në 21 orë në varësi të vendit ku jeni në botë.
Agjërimi përfshin abstenim nga ngrënia, pirja lëngjeve dhe duhanit si dhe marrëdhëniet seksuale për të arritur gjegjësisht adhurim më i madh ndaj Zotit.
Ramazani fillon 10 deri në 12 ditë më herët se çdo vit. Kjo sepse kalendari islamik bazohet në kalendarin hënor; me muaj që janë të gjatë nga 29 deri në 30 ditë.
Në Shqipëri, orari i agjërimit për këtë vit zgjat mesatarisht 16-orë. Oraret janë sipas një kalendari që bazohet tek lindja e diellit.
Ndërkohë, dita më e shkurtër e agjërimit në vendin tonë është 15 orë e 25 minuta (3:50-19:35) ndërsa më e gjata është 17 orë e dy minuta (2:56-20:06).
Herën tjetër, kur muaji i shenjtë i myslimanëve do të fillojë më 13 prill, do të jetë rreth 33 vjet nga tani, ose viti 2054.
Numri i orëve të ditës ndryshon nga vendi në vend. Myslimanët që jetojnë në vendet më jugore të botës, si Kili ose Zelanda e Re do të agjërojnë mesatarisht 11 orë, ndërsa ata që jetojnë në vendet veriore si Islanda ose Norvegjia do të kenë një agjërim 18+ orë.
Për myslimanët që jetojnë në hemisferën veriore, numri i orëve të agjërimit do të jetë pak më i shkurtër këtë vit dhe do të vazhdojë të ulet deri në vitin 2032, i cili është viti kur Ramazani do të bjerë gjatë solsticit dimëror; dita më e shkurtër e vitit.
Pas kësaj, orët e agjërimit do të rriten deri në solsticin e verës; dita më e gjatë e vitit verior. Për myslimanët që jetojnë në jug të ekuatorit, do të ndodhë e kundërta.
Në qytetet ekstreme më veriore të tilla si Longyearbyen, Norvegji, ku dielli nuk perëndon nga 20 prilli deri më 22 gusht, vendime fetare, ose fatwa, janë lëshuar për të ndjekur kohën në Mekë, Arabinë Saudite, ose në vendin më të afërt mysliman.
Pas një muaji agjërimi, myslimanët festojnë festën e quajtur Bajram dhe i urojnë njëri-tjetrit; Fiter Bajramin;
Më poshtë është numri i orëve të agjërimit në qytete anembanë botës. Orët dhe kohët aktuale të agjërimit do të ndryshojnë nga dita, si dhe metodat e llogaritjes.
Grenlandë: 19-20 orë
Reykjavik, Islandë: 19-20 orë
Helsinki, Finlandë: 18-19 orë
Stokholm, Suedi: 17-18 orë
Glasgow, Skoci, Britani: 17-18 orë
Oslo, Norvegji: 17-18 orë
Kopenhagë, Danimarkë: 17-18 orë
Moskë, Rusi: 17-18 orë
Berlin, Gjermani: 16-17 orë
Amsterdam, Holandë: 16-17 orë
Orët më të gjata të agjërimit
Varshavë, Poloni: 16-17 orë
Londër, Mbretëri e Bashkuar: 16-17 orë
Paris, Francë: 16-17 orë
Nur-Sulltan, Kazakistan 16-17 orë
Bruksel, Belgjikë: 16-17 orë
Cyrih, Zvicër: 16-17 orë
Bukuresht, Rumani: 15-16 orë
Kanada: 15-16 orë
Sofje, Bullgari: 15-16 orë
Romë, Itali: 15-16 orë
Madrid, Spanjë: 15-16 orë
Lisbonë, Portugali: 15-16 orë
Athinë, Greqi: 15-16 orë
Pekin, Kinë: 15-16 orë
Washington DC, SH.B.A 15-16 orë
Pyongyang, Koreja e Veriut: 15-16 orë
Ankara, Turqi: 15-16 orë
Rabat, Marok: 14-15 orë
Tokio, Japoni: 14-15 orë
Islamabad, Pakistan: 14-15 orë
Teheran, Iran: 14-15 orë
Bagdad, Irak: 14-15 orë
Bejrut, Liban: 14-15 orë
Damask, Siri: 14-15 orë
Kajro, Egjipt: 14-15 orë
Jerusalem, 14-15 orë
Qyteti i Kuvajtit, Kuvajt: 14-15 orë
Qyteti i Gazës, Palestinë: 14-15 orë
New Delhi, India: 14-15 orë
Hong Kong 14-15 orë
Daka, Bangladesh: 14-15 orë
Kabul,Afganistan: 14-15 orë
Riad, Arabia Saudite: 14-15 orë
Doha, Katar: 14-15 orë
Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe: 14-15 orë
Aden, Jemen: 13-14 orë
Addis Ababa, Etiopi: 13-14 orë
Dakar, Senegal: 13-14 orë
Abuja, Nigeri: 13-14 orë
Colombo, Sri Lanka: 13-14 orë
Bangkok, Thailand: 13-14 orë
Khartoum, Sudan: 13-14 orë
Kuala Lumpur,Malajzi: 13-14 orë
Singapori, 13-14 orë
Nairobi, Kenia: 13-14 orë
Luanda, Angola: 12-13 orë
Xhakarta, Indonezi: 12-13 orë
Orët më të shkurtra të agjërimit
Brasilia, Brazil: 12-13 orë
Harare, Zimbabve: 12-13 orë
Johannesburg, e Jugut: 11-12 orë
Buenos Aires, Argjentinë: 11-12 orë
Ciudad del Este, Paraguai: 11-12 orë
Kejptaun, Afrika e Jugut: 11-12 orë
Montevideo, Uruguaj: 11-12 orë
Canberra, Australi: 11-12 orë
Puerto Montt, Kili: 11-12 orë
Christchurch , Zelanda e Re: 11-12 orë../revista.one/