Efi nis lojën me Qetsorin: Pse nuk tërhiqesh, t’ua lësh vendin të rinjve në finale?
April 28, 2023Finalistja e Big Brother, Efi i tha Qetsorit se janë dy të rinj në garën për finale, që kanë një ëndërr, e ndërsa ai e ka realizuar njëherë endrrën e tij.
Qetsori u shpreh se ai nuk pengon asnjë nga banorët të realizojë ëndrrën e vetë.
Efi tha se nëse do të tërhiqej ai do të dilte edhe më bukur në publik, pasi njerëzit do ta vlerësonin për këtë veprim.
Ai u shpreh se e ka një plan, por pak më ndryshe.
Planin e sajoi Dea me Efin
Dea Mishel i ka sugjeruar Efit një plan për t’i mbushur mendjen banorëve që janë në garë për finalistin e katërt, të largohen nga shtëpia.
Dea tha se Luizi ka nisur ta bëjë këtë gjë, ndaj sugjeroi Efit të sajojë se Bledi pati sukses kur doli jashtë e është përfolur nga gjithë Shqipëria.
Efi tha se do ta provojë me të gjithë, por si fillim do nisë nga Qetsori.
Duket se ky është plani më i ri që finalistët kanë ndërmarrë.