Kiara falenderon mbështetësit: “7 ditë deri në finale. Me Luizin fitues!”

Kiara falenderon mbështetësit: “7 ditë deri në finale. Me Luizin fitues!”

April 29, 2023 0

Kiara ka bërë një tjetër postim të radhës duke postuar në llogarinë e saj në Instagram një imazh përkrah Luizit. Moderatorja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Kiara Tito është kthyer në një ndër emrat më të komentuar të momentit.

Pjesëmarrja e saj në format dhe romanca me një prej banorëve më protagonist të shtëpisë së famshme, Luiz Ejllin, ka bërë që Kiara të përfolet vazhdimisht.

Pas largimit për herë të dytë nga BBVA, Kiara është bërë aktive në rrjetet sociale duke treguar mbështetje të vazhdueshme për Luizin, i cili ishte finalisti i parë i BBVA.

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, -7 ditë deri në finale. Me Luizin fitues”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e postimit.

Kiara ndërkohë, mbrëmë (e premte) njoftoi hapjen e një llogarie të re të Instagramit për Luizin që do të menaxhohet nga ajo deri sa këngëtari të dalë nga BBVA.

Llogaria me emrin ‘itsluizejlli’ pati ‘shpërthime’ të ndjekësve dhe deri më tani ka arritur afro 240 mijë.

revista.one/