Kiara tregon takimin me nënën e Luizit: Më hoqi mallin e tij
May 3, 2023E ftuar në ‘Fun Club’, Kiara Tito nuk preferoi që të jepte më shumë detaje në lidhje me ceremoninë e dasmës, por zbuloi se tashmë është takuar me nënën e Luizit duke thënë se ajo është një grua mjaft fisnike.
“Po e kam takuar, është një zonjë shumë fisnike, shumë e mirë dhe ma hoqi pak mallin e Luizit dhe nuk gënjente kur thoshte se jemi identike, ishte shumë e lumtur për marrëdhënien tonë”, ka thënë Kiara.
Kujtojmë që në spektaklin e javës së kaluar, Luizi kishte edhe një takim emocional me nënë e tij, e cila kishte ardhur nga Amerika.
Kiara pak javë më parë mori një propozim romantik për martesë dhe një dasmë për të zyrtarizuar këtë lidhje u konfirmua se do të mbahet gjatë finales të së shtunës.
revista.one/