“Sa emocione kam që do dal”/ Dea Mishel bisedon me Efin

“Sa emocione kam që do dal”/ Dea Mishel bisedon me Efin

May 6, 2023 0

Dhe një ditë ndan katër finalistët  nga finalja e madhe e Big Brother VIP 2.

Teksa qëndronin në verandën e shtëpisë, Dea Mishel i tha Efit se ka shumë emocione për daljen e nesërme. Ajo u shpreh se natën e parë nuk ka pasur emocione, por tani po i ndjen shumë.

Efi tha se kjo është diçka normale pasi ata kanë ndenjur brenda shtëpisë për katër muaj me radhë.

Kujtojmë se një ditë më parë, ish-banorët dhe balerinat e Maria Bonita ndenjën përreth 2 orë në shtëpinë e Big Brother e më pas u larguan. Ardhja e tyre, kërcimi, muzika dhe atmosfera që u krijua në oborrin e shtëpisë mbrëmjen e kaluar, realizoi më së miri festën e beqarisë së Luizit.

Ish-banorët u larguan bashkë me balerinat, ndërsa finalistët u futën në dhomën e ndenjes dhe nisën të komentonin të gjithë festën, ku nuk u la pa u komentuar puthja e Kristit dhe e balerinës, apo kërcimi i tyre.

revista.one/