La takim me striptisten pasi të mbarojë BBV, Kristi: Unë nuk doja, por ajo u afrua  

La takim me striptisten pasi të mbarojë BBV, Kristi: Unë nuk doja, por ajo u afrua  

May 6, 2023 0

Puthja e Kristit me balerinën, nuk kishte si të kalonte pa u komentuar nga finalistët, e sidomos nga Luizi.

Ky i fundit pas festës së beqarisë, nisi të ngacmonte Kristin, duke i bërë pyetje për balerinën, kjo pasi ata të dy nuk u shkëputën në asnjë moment gjatë mbrëmjes dhe madje shkëmbyen një puthje në buzë.

Luizi po i tregonte Deas dhe Efit të gjithë bisedën që Kristi pati me balerinën. Mënyra se si e tregonte Luizi dhe pyetjet që Kristi i kishte bërë asaj, shkrinë së qeshuri Dean dhe Efin.

Kristi e shijoi festën e mbrëmshme më shumë se kurrë. Ai kërceu me të gjitha balerinat e “Maria Bonita”, e madje me njërën prej tyre shkëmbeu dhe puthje.

Gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar ngacmimet e banorëve kundrejt tij.

Dea u shpreh se në atë festë duhet të shkonin të gjithë përveç Kristit, duke njohur reagimet e tij.

Luizi tha se Dea Mishel është mërzitur nga sjellja e Kristit, e se është ndjerë ‘xheloze’ për të.

Komentimi i festës së beqarisë zgjati për rreth një orë pasi festa mbaroi, e më pas banorët fjetën gjumë.

Teksa kanë kërcyer me lëvizje provokuese, në një moment Kristi dhe balerina u puthën në buzë. Pas përfundimit të festës  ai la takim me balerinën, pasi të mbarojë spektakli. Sot Dea e ka ngacmuar Kristin duke i thënë:  “Vetëm ti u puthe të tjerët vetëm kërcyen”.

“Nuk e putha unë se nuk ndodhi ndonjë gjë, isha unë duke kërcyer me këtë gocën dhe ajo u kthye dhe po bënte si twerk po ajo nuk e mbante dot balancën e trupit”, u përgjigj Kristi duke qeshur.

revista.one/