Luiz Ejlli thyen rekordin e audiencës, mund edhe mbretin Charles në TikTok

Luiz Ejlli thyen rekordin e audiencës, mund edhe mbretin Charles në TikTok

May 9, 2023 0

Këngëtari, Luiz Ejlli qysh në hyrjen e tij më 24 dhjetor të vitit të shkuar, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP mori vëmendjen e audiencës. Vetëm pas dy javëve arriti të bëhet edhe njeriu më i përfolur në Shqipëri.

Gjatë qëndrimit 133 ditor brenda shtëpisë, Luizi ishte padiskutim një fenomen, i cili dita ditës po thyente rekorde.

Rrjeti kishte shpërthyer kur studiuesit në Shqipëri thanë se Luizi ishte njeriu që po kapte shifra të frikshme në internet. Për vetëm për pak kohë arriti t’i ketë plot 1 miliard klikime në TikTok duke u bërë personazhi më i klikuar i momentit në trojet shqiptare.

Madje, Luizi momentalisht ka më shumë klikime në TikTok edhe se Mbreti Charles III, i cili u kurorëzua në ngjarjen më të madhe ceremoniale të Britanisë, rrjedhimisht duke pasur të gjithë sytë e botës tek ai.

Ky nuk është rekordi i vetëm i Luizit. Ai këto ditë theu edhe një rekord në kanalin YouTube të Top Channel, ku videoja e tij u bë videoja më e klikuar ndonjëherë në TopChannel.

revista.one/