Tea Trifoni deklaroi se është kërcënuar nga Kiara, Luizi: Sa fryu buzët, më mirë…
May 13, 2023Luiz Ejlli, fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP2, i është përgjigjur deklaratës së ish-banores Tea Trifoni e cila pretendon se është kërcënuar nga Kiara Tito.
I ftuar në “Më lër të flas” me vëllezërit Veshaj, Luizi tha me ironi se në vend që të shkonte ta denonconte, Tea kishte ngatërruar derën dhe kishte shkuar për të bërë ndërhyrje.
“Unë e pash mbrapa që kishte thënë më ka kërcënuar kur dola dhe gjoja kishte shkuar për të denoncuar por kishte ngatërruar derën. Ajo kishte shkuar të bënte buzët. I kishte dal koha me fry buzët, atëherë me shku te shefi, “Shef më ka kërcënuar Kiara”.
“Vazhdojnë klikimet mor shpirt, duan klikime. Me të kërcënu Kiara Tiro, çohu Enver Hoxha. Ajo ka qen barsoleta më e bukur që do të ken vdek me lot në Shkodër. Dy barsaleta janë thënë me vdek me lot në atë shtëpi, e para ‘Kiara Tito më ka kërcënuar dhe Olta Gixhari fiton Big Brother’”,-tha Luiz Ejlli.
Kujtojmë se Luiz Ejlli dhe Tea Trifoni kanë pasur një debat të fortë në shtëpinë e Big Brother VIP 2. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” është shprehur se “Luizi nuk di t’i respektojë njerëzit”.
Ndër të tjera, këngëtari i njohur i tha se djemtë që kanë dalë me të nuk kanë pasur shije.
DEBATI:
Tea: Ti nuk di ça është respekti për njerëzit
Luizi: Pse? Pse them diçka që e shoh?
Tea: Ti mirë e bën, ti thuaje se nder më bën, se unë do vazhdoja të të rrija në krah, të të suportoja
Luizi: Është e drejta jote moj Tea, as nuk të kam kërkuar të më rrish, as nuk të mbaj me zor. Ti me ke thënë gjërat në sy siç janë dhe unë po ti them gjërat në sy. Unë nuk thashë nuk je njeri i mirë, as nuk thashë që s’je e mençur, as që nuk ke shpirt floriri, ishte diçka sipërfaqësore se ka femra më të bukura, po ndjenjë? Aty nuk përzihem, ato kanë gjetur te ti lumturinë e jetës e pranoj se i ke të gjitha. Tani pse të djeg nuk ka ça të bëj.
revista.one/