“Marre! Hipokrizi e gjallë”, Nita kapet me opinionisten e Big Brother, e cila tha se ndihet më e sigurt në Serbi se aty ku ka shqiptarë

“Marre! Hipokrizi e gjallë”, Nita kapet me opinionisten e Big Brother, e cila tha se ndihet më e sigurt në Serbi se aty ku ka shqiptarë

May 15, 2023 0

Opinionistja e Big Brother VIP Albania, Zhaklin Lekatari, i ka irrituar së fundmi shumë nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Kjo pasi ajo publikoi disa fotografi nga vizita e saj së fundmi në Serbi. Mmes kritikave bëri edhe një status në Twitter, duke thënë se ndjehet më e sigurt në ato vende ku s’ka shqiptarë.

“Jam super e sigurt, në një vend ku s’ka shqiptarë”, kishte shkruar ajo.

Mbi këtë veprim të saj ka reaguar ish-banorja e edicionit më të fundit të Big Brother VIP Albania, Nita Latifi.

Ajo publikoi një fotografi të statusit të Zhaklinës në InstaStory, duke reaguar ashpër me fjalët: “Hipokrizi e gjallë, marre”.

Zhaklina ndërkohë i është kundërpërgjigjur Nitës duke thënë se po tenton të jetë në qendër të vëmendjes pas BBVA-së – meqë si këngëtare ka vite që po mundohet por nuk po bëhet dot e famshme.

“Zgjohem sot në mëngjes dhe shoh që një pseudo-këngëtare që ka vite që tenton të bëhet e famshme por nuk ia del dot, pasi i iku vëmendja e Big Brother, tenton të vazhdojë të qëndrojë në pellgun e vëmendjes duke nxitur urrejtje”, tha Zhaklina për Nitën.

Mes tjerash, Lekatari ka ofenduar edhe kosovarët derisa shtoi se duhet ta mësojnë gjuhën shqipe.

‘’Unë do i besoj patriotizmit tuaj kur t’ju shoh që plehrat nuk i derdhni më nga dritarja, kur të shoh që mësoni gjuhën shqipe, kur t’ju shoh që ta doni shokun dhe shoqen si familjarin tuaj, kur të shoh që të ndërhyni kur ka padrejtësi’’.

revista.one/