A beson te dashuria mes Luizit dhe Kiarës? Efi: Dasma m’u duk hap i nxituar
May 21, 2023Efi Dhedhes, që gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP” u miqësua me Kiara Titon dhe Luiz Ejllin. Ajo tregon mëndimin e saj për çiftin që eksperiencën në reality show e përmbyllën me një dasmë të vërtetë.
Në “Post Big Brother”, Efi u shpreh se në fillim nuk ka besuar te dashuria mes Kiarës dhe Luizit, ndërsa vendimi për t’u martuar iu duk i nxituar. Një çift duhet ta njohë njëri-tjetrin në çdo aspekt për të arritur në këtë pikë, tha Efi, duke theksuar më tej se është thjesht mendimi i saj, pasi nuk i takon të flasë më shumë.
Efi: Unë sot besoj. Në fillim, nuk e besoja. Më dukej shumë i shpejtë ai entuziazmi që kishte Luizi ndaj Kiarës. Ajo nuk ka treguar interes në fillim. Më dukej sikur e bezdiste. Pjesa e dasmës, m’u duk e shpejtë. Nuk më takon mua të them, por po shpreh mendimin tim.
Kiara: Po s’do të thotë, mund të jesh me letra dhe të vazhdosh njohjen. Normalisht që do ta njohim njëri-tjetrin jashtë.
Efi: Por, është diçka shumë e madhe dhe shumë e bukur për mua. Unë kur të arrij në atë hap, dua të arrij ato të tjerat. Le të flasim pak më hapur. Për mua, nëse nuk preken dy njerëz në çdo lloj kuptimi, më duket hap i nxituar. Por, gjithsesi jam shumë e lumtur. Uroj shumë që t’u ecë sa më gjatë.
Luizi; jam dakord që mund të quhet nga dikush që është veprim i nxituar apo i shpejtë. Por ishte një lloj përgjigje për të thënë që ne nuk u ndalëm kur ishim më në tabelë qitjeje, aq më tepër të ndaleshim tani.