“Zarfin e kuq apo të zi?”, Kiara Tito poston foto, vjen komenti epik i Luiz Ejllit
May 23, 2023Kiara Tito ka mahnitur me paraqitjen e saj me fustan të kuq të gjatë duke marrë qindra mijëra pëlqime për një kohë të shkurtër dhe komente të shumta.
Të hënën, në profilin e saj në Instagram ka shpërndarë fotografi të përbashkët edhe me burrin e saj. Ata kanë qenë të ftuar në dasmën e vajzës së biznesmenit-politikan Tom Doshi. Luizi ishte veshur me një kostum klasik të zi, ndërsa Kiara me një fustan të kuq. “Zarf i zi apo i kuq”, ka shkruar Kiara duke iu referuar ngjyrës së veshjes së çiftit.
Komenti që ka marrë më shumë vëmendje është ai i Luizit. “Rrini urtë se e fillova zinxhirin” shkruan Luizi duke iu referuar lojës së nominimeve në BBV.
Ndërkaq, një fotografi të përbashkët e ka publikuar edhe partneri i si me një përshkrim siç di ai.
“Lum si Kiara”, është përshkrimi që ka zgjedhur Luizi për pozën e përbashkët të publikuar në profilin e tij.
revista.one/