Pas Big Brother, Luizi dhe Armaldo është sërish si ‘Tom & Jerry
May 23, 2023Luiz Ejlli dhe Armaldo Kllogjeri ishin dy nga banorët më të pëlqyer në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’. Rrugëtimi i maestros mori fund shumë shpejt, ndërsa Luizi doli fitues.
Lidhja e tyre karakterizohej nga shumë humor e sidomos ironia. Kjo e fundit s’mungon edhe pas eksperiencës së ‘BBV’. Ishte Armaldo ai i cili postoi një foto, si për të treguar se edhe pse nuk doli fitues, diti sesi ta përballonte humbjen.
‘Fito me elegancë, humb me dinjitet’- shkruan Armaldo.
Mirëpo, komenti që tërhoqi edhe më shumë vëmendje ishte ai i Luizit.
‘Ose mos luaj fare kur nuk di’– komenton Luizi, i cili arriti të grumbullojë plot 12 mijë pëlqime.
Të shumtë ishin personat që qeshën me ketë koment, mes tyre edhe Arbana Osmani. revista.one/