DeaMishel: Pas daljes nga Big Brother, meshkujt nuk më shkruajnë më, nuk flirtojnë me mua
May 24, 2023Ish-banorja e Big Brother Vip, DeaMichel ka folur për rrugëtimin e saj në këtë show televiziv. E ftuar në ‘Wake Up’, Dea ka treguar se pas daljes nga shtëpia e “BBV”, asnjë mashkull nuk e ka ngacmuar apo ka flirtuar më të dhe nuk e kupton arsyen pse.
Dea Mishel: Tani që jam jashtë nuk më shkruan askush. Mendoni ju që del nga “Big Brother” dhe fillojnë djemtë të flasin dhe të dërgojnë mesazhe ose ku di unë, jo fare. Djemtë që mund të më flasin apo të më shkruajnë, më shkruajnë në një mënyrë shumë serioze, “bravo, përgëzime për rrugëtimin tënd’. Nuk flirton askush, edhe në rrugë kur më shohin më thonë “bravo, je gocë e fortë”.
Çfarë ka ndodhur, mendon se meshkujt nuk dinë të ‘gjuajnë’ më dhe nuk kanë vetëbesimin të shkojnë tek një vajzë dhe t’i thonë një fjalë?
Dea Mishel: Po nuk e di sinqerisht.
Dea Mishel ka zbuluar edhe kërcënimet që ka marrë në rrjete sociale por jo vetëm. Ajo tregon se edhe prindërit janë kërcënuar me jetë pas nominimit që ajo bëri për treshen, Luiz Ejlli, Kiara Tito dhe Efi Thedhes.
Në ‘Wake up’ tregoi se në përfundim të eksperiencës në Big Brother, 3 persona e kanë ndjekur duke i thënë ‘hajde një çikë këtu ti’. Ajo arriti t’i shmangte vetëm pasi hipi në makinë.
“Po, unë kam marrë kërcënime ndoshta më shumë se të gjithë kur kam qenë brenda shtëpisë, në momentin e nominimit. Prindërit e mi kanë marrë kërcënime me jetë, ne të dimë shtëpinë, e dimë ku jeton, do vijmë të të vrasim.
Shkruanin në Instagramin tim për mua, nuk e di mbase logjika deri aty arrinte sa mendonin që unë mund t’i lexoja mesazhet brenda “Big-ut” se normalisht një njeri që thotë se ta di shtëpinë dhe do vij të të vras, nuk e di kujt po ia dërgonin ato mesazhe por që i dërgonin në rrjetet e mia sociale.
Jo vetëm kjo por më rastisi dhe një herë në rrugë që më ndoqën disa njerëz. Nuk ishte kërcënim i mirëfilltë që do të të bëjmë diçka. Më kanë ndjekur në këmbë dhe sikur kishin një muhabet të pasqaruar me mua, ‘hajde një çikë këtu ti’. Ishin meshkuj në të 30-at , ishin 2-3 nuk e di për çfarë do sqaroheshin me mua. Kishin pirë pak, hipa në makinë dhe ika me vrap”, tha DeaMishel.
revista.one/