Bledi Mane degradon me fjalor banal ndaj Nita Latifi në emision

Bledi Mane degradon me fjalor banal ndaj Nita Latifi në emision

May 29, 2023 0

Bledi Mane dhe Nita Latifi, të ftuar në rubrikën “Në trotuar”, janë përballur live dhe kanë diskutuar ngacmimet virtuale që kanë pasur ndaj njëri tjetrit.

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania 2 kanë akuzuar njëri-tjetrin se po përdorin situatën, ndërsa gazetari Mane e ka këshilluar këtë të fundit që ta përdorë famën për përfitime.

E gjithë kjo nisi nga BBV, ku ata fillimisht u bënë çift, organizuan “dasmë” e më pas pati shumë spekulime.

Pjesë nga biseda e tyre:

Bledi Mane: Nita përdore famën për përfitime, mos rri të merresh me mua.

Nita: Kush po merret, je ti ai që po bën statuse dhe më nxjerr në story momentet e dasmës në BB.

Bledi: Boll se le nam, ik puno lëri këto tani, je 24 orë në vëmendjen e mediave. Rritu!

Në një moment, Bledi ka eskaluar duke përdorur edhe fjalë banale në drejtim të Nitës, ndërkohë që moderatorët e programit janë munduar ta qetësojnë dhe t’i kërkojnë të bëjë kujdes me fjalorin.

I irrituar në lidhje me reagimet e Nitës, Bledi është shprehur se Nita tashmë duhet të rritet.

“Po unë që marr 30 kërcënime në orë nga Kosova, çfarë duhet të bëj. Po boll o se lam nam, Nita ik puno, lëri këto tani. E ta dish për nder… Na fal por na *** eksperiencat, masterat, gazetarinë. Ajo del çdo ditë në intervista, s’i kemi thënë gjë. Rritu o goce rritu”, ka thënë gazetari.